Aktualitet

Paralajmërimi i Ramës, Basha-deputetëve: Nxisni të gjitha format e rezistencës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:17 - 04/10/21 |
Opi Nion

Këtë të hënë Partia Demokratike ka mbledhur Grupin e saj Parlamentar. Ndërkohë janë zbardhur çështjet që janë trajtuar në selinë blu.

Mësohet se një nga temat për të cilat është diskutuar është paralajmërimi i rritjes së çmimit të energjisë.

Për këtë çështje të paralajmëruar nga Rama, Basha u tha deputetëve se e rëndësishme është kontakti direkt me qytetaret për te nxitur, inkurajuar, organizuar te gjitha format e rezistencës ndaj skemave te Edi Ramës për boshatisjen e xhepave të qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama, dje deklaroi se një krizë energjetike sapo ka filluar duke rritur çmimet e karburanteve. Për kreun e qeverisë shqiptare kjo është një fatkeqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare./Opinion.al

Pas