Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka thënë sot në “Ora News” se Shqipëria është shumë larg për të zhvilluar zgjedhje paqësore.
Sipas tij, vettingu është vetëm një pretekst në një kohë kur zhvillime të tjera zjejnë. “Unë mendoj se tani vettingu është pretekst për të shmangur çështjet e ditës.
Çështja e sotme janë zgjedhjet. Jemi larg përgatitjes së zgjedhjeve paqësore, të ndershme dhe të lira”, tha Manjani.
Ai ironizoi edhe komentet se opozita mund të zëvendësohet nga PDIU-ja nëse nuk merr pjesë në zgjedhje.
“Kjo është një poshtërsi politike. Mos mendoni se ka demokraci në një vend ku emërohet opozita”, tha Manjani.