Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot, nga Korça ka deklaruar se vetëm ditën e sotme janë shkarkuar mbi 12 zyrtarë të niveleve të larta dhe të mesme që kanë shkelur kodin penal.
Basha tha se republika e vjetër është sprapsur dhe kjo është fitorja e parë e korçarëve të bashkuar, e qytetarëve të bashkuar.
“Vetëm sot janë shkarkuar mbi 12 zyrtarë të niveleve të larta dhe të mesme që kanë shkelur kodin penal. Shumë prej tyre do të shkojnë për ndjekje penale, republika e re e ka arritur hapin e parë. Kushdo që guxon të prekë votën e shqiptarëve, kartat e identietit e pret ligji i republikës së re. Shkarkimi i menjëhershëm, ndjekja penale dhe të paktën 1 vit burg për cënimin e të drejtës së votës. Kjo është arritja juaj. Ndaj denonconi cdo përpjekje për tju prekur votën“, tha Basha.