Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paralajmërimi i frikshëm i shkencëtarëve, toka do goditet çdo vit nga ekstreme atmosferike

2018/07/29 at 2:19 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Paralajmërimi i frikshëm i shkencëtarëve, toka do goditet çdo vit nga ekstreme atmosferike

Në pak dekada, Toka do të përballet me një klimë që do të ndryshojë me shpejtësi, me shira të rrëmbyer, përmbytje dhe flakë si ato në Greqi dhe në gjithë Europën.


Do të jetojmë në një mot të paqëndrueshëm. Është e pamohueshme tashmë, ngrohja globale po i jep qartë pasojat dhe 95 për qind e shkencëtarëve mendojnë se kjo është pasojë e aktiviteteve të njeriut. Grafiku i emetimit të karbonit në atmosferë është rritur përtej normës që në vitet 1950 dhe nuk ka ndaluar më, me një rritje të vazhdueshme.

Ngjarjet tronditëse si ato në Greqi, me zjarre vdekjeprurëse që kanë marrë jetën e më shumë se 80 njerëzve, temperaturat ekstreme, ndryshime të menjëhershme të motit në të gjithë globin, janë pasojë e ngrohjes globale. Vala e nxehtësisë në të gjithë Europën Veriore ka parë zjarre në Rrethin Arktik dhe nxehtësi afatgjatë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, zjarre të ashpra që kanë shkatërruar pjesë të Greqisë, përmbytje të rënda që vranë të paktën 220 persona në Japoni në fillim të korrikut, me kombin e goditur nga një valë e paprecedentë nxehtësie, e cila arriti kulmin në 41.1 gradë Celsius. Të paktën 35 000 njerëz u shtruan në spital. Në SHBA, nxehtësia ekstreme në perëndim po nxit zjarre të ‘egra’, ndërsa përmbytjet po ndikojnë në lindje. Në Tajvan u raportua temperatura rekord prej 40.3 gradë Celsius, në Tianxiang. Në Ouargla, shkretëtira Sahara e Algjerisë, u regjistrua një temperaturë maksimale prej 51.3 gradë Celsius, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Afrikë. Gjashtë muajt e parë të vitit 2018 janë më të nxehtët të regjistruar për çdo vit pa një ngjarje “El Niño”, një cikël klimatik natyror që ngre temperaturat.

“Valët ekstreme të nxehtësisë dhe zjarret që kanë përfshirë të gjithë globin, nga Rrethi Arktik në Greqi, nga Amerika Veriore në Japoni, janë fytyra e ndryshimeve klimatike”. Kështu ka deklaruar profesor Michael Mann, një nga shkencëtarët më të shquar në botë për klimën. “Ne realisht nuk do t’i kishim parë këto ekstreme po të mos kishim ngrohje globale”, ka shtuar ai. Mann tha se parashikimet për efektet e ngrohjes globale tani po i shohim në kohë reale. Shkencëtarë të shumtë kanë studiuar ndryshimet e habitshme të temperaturave në Europën Veriore.

Ata dolën në përfundimin se vala e nxehtësisë që ka përfshirë vrullshëm Europën Veriore është bërë dy herë më shumë e mundur nga ndryshimet klimatike. Edhe pse rezultati është paraprak, shkencëtarët janë të bindur se sinjali i ndryshimit të klimës është i pamohueshëm. Zërat më të njohur të studimit të klimës në botë, kanë parashikuar se ngrohja globale është duke e rritur numrin dhe intensitetin e valëve të nxehtësisë, por ngjarje edhe më të këqija se këto të tanishmet, do të godasin vit pas viti me më shumë intensitet, deri në vitet 2040.

“Logjika që ndryshimi i klimës do ta bëjë këtë është e pashmangshme, bota po bëhet gjithnjë e më e ngrohtë dhe valët e nxehtësisë po bëhen gjithnjë e më të zakonshme”, tha shkencëtarja Friederike Otto, në Universitetin e Oksfordit, e cila është pjesë e konsorciumit “World Atmosphere Attribution” (WWA). “Ai që dikur konsiderohej si një mot jashtëzakonisht i ngrohtë do të bëhet i zakonshëm dhe në disa raste tashmë kjo është e dukshme” tha ajo.

“Kjo është diçka për të cilën shoqëria mund dhe duhet të përgatitet. Por po ashtu, nuk ka dyshim se ne mundemi dhe duhet të kufizojmë mundësinë e rritjes së të gjitha llojeve të ngjarjeve ekstreme të motit, duke kufizuar emetimet e gazrave serrë sa më shumë të jetë e mundur”. Duke krahasuar motin ekstrem me matjet historike dhe me modelet kompjuterike të një klime të pandryshuar nga emetimet e karbonit, hulumtuesit arritën në përfundimin se sa shumë ngrohja globale po rrit mundësinë e motit të rrezikshëm. Studiuesit analizuan të dhënat e periudhës më të nxehtë treditore në shtatë stacione moti në Europën Veriore, nga Irlanda në Holandë e deri në Skandinavi, ku të dhënat ishin lehtësisht të kapshme.

“Ne gjetëm se për stacionin e motit në Veriun e largët, në Rrethin Arktik, vala e nxehtësisë aktuale është e jashtëzakonshme, e pashembullt në të dhënat historike”, tha Geert Jan van Oldenborgh, në Institutin Mbretëror Holandez të Meteorologjisë, edhe ai gjithashtu pjesë e WWA. Profesor Peter Scott, shkencëtar në Mbretërinë e Bashkuar, është i bindur se përhapja e gjerë gjeografike e valës së nxehtë në të katër kontinentet është faji i ngrohjes globale. Në të gjithë Europën Veriore, shkencëtarët gjetën se ngrohja globale e ka dyfishuar rrezikun e temperaturave të nxehta.

Vera përvëluese në New South Wales, Australi, në 2016-‘17 u bë të paktën 50 herë më shumë e mundur nga ngrohja globale, që do të thotë se mund të lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, sipas shkencëtarëve. Vala e nxehtë “Lucifer” nëpër vendet mesdhetare të Europës në verën e vitit 2017 u nxit të paktën 10 herë më shumë nga ndryshimet klimatike, ndërsa përmbytjet e paprecedentë në SHBA nga Uragani Harvey, po në vitin 2017, u bënë tri herë më shumë të mundura nga ndryshimet klimatike. Por shkencëtarët nuk i kanë lidhur me klimën ngjarje të tjera si stuhitë “Eleanor” dhe “Friederike”, të cilat goditën Europën Perëndimore në janar.

Në Europë, vala e nxehtësisë është shkaktuar nga ndalimi i rrymave të vrullshme, që zakonisht kalojnë motin e ftohtë të Atlantikut në kontinent. Kjo e ka lënë ajrin të nxehtë e të thatë për të paktën dy muaj, shumë më gjatë se zakonisht. Ndalimi apo zvogëlimi i rrjedhës ajrore të hemisferës veriore po lidhet gjithnjë e më shumë me ngrohjen globale, veçanërisht me ngrohjen e shpejtë të Arktikut dhe shkrirjen e akullit në det.

PANORAMA



Ju sugjerojmë

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Para
As gjoksi dhe as vithet, ja çfarë e çmend në të vërtetë një mashkull

As gjoksi dhe as vithet, ja çfarë e çmend në të vërtetë një mashkull

Dokumenti diplomatik i Kombeve të Bashkuara (1921) : Mocioni i mirditorëve kundër Marka Gjonit dhe Republikës së Mirditës

Dokumenti diplomatik i Kombeve të Bashkuara (1921) : Mocioni i mirditorëve kundër Marka Gjonit dhe Republikës së Mirditës

Studimi i PNUD: 149 HEC-et që po “minojë” zonat e mbrojtura

Studimi i PNUD: 149 HEC-et që po “minojë” zonat e mbrojtura
















TE FUNDIT

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com