Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paralajmërimi i britanikëve për kanabizimin e vendit një vit më parë: Qeveritarët peng të trafikantëve të drogës

2017/10/19 at 11:08 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Paralajmërimi i britanikëve për kanabizimin e vendit një vit më parë: Qeveritarët peng të trafikantëve të drogës

Një burim diplomatik thotë se problemi i kanabisit po shkon “duke u përkeqësuar”, ndërsa opozita e akuzon Edi Ramën për marrëveshje të pista me mafiozë të zonave të ndryshme, për të fituar vota, shkruan revista britanike “The Economist” në vitin 2016. Prestigjozja britanike do i kushtonte situatës së kanabisit në Shqipëri një artikull të detajuar ku paralajmëronte lidhjen e zyrtarëve të lartë me drogën dhe krimin. Më poshtë lexoni të plotë artikullin


Është kulmi i sezonit dhe dhjetëra burra të mbuluar nga djersët punojnë në ara pranë fshatit shqiptar Tragjas, duke korrur frytet e kanabisit. Një grup policësh të armatosur dhe me maska qëndrojnë pranë tyre dhe i mbikqyrin.

Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, vjen me helikopter për të vëzhguar shkatërrimin e plantacioneve. Grumbuj me shkurre, gati dy metra të lartë, i ka përfshirë flaka. Tahiri e pranon se tymi i kanabisit u shkakton kollë policëve, por ky është problemi më i vogël sot. “Këtu bëhet lufta e Europës me drogën”, thotë ai, “miliarda euro janë në lojë”.

Shqipëria është furnizuese e madhe e tregut europian të drogës. Vendi ka qenë prej kohësh bazë, nga e cila bandat kriminale kanë kontrabanduar çdo gjë, nga cigaret tek heroina, kokaina, vaji i kanabisit dhe substanca të tjera të ndaluara në pjesën tjetër të Europës, sipas Qendrës Europiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Droga, që është dhe agjencia e drogës në Europë. Çdo ditë e më shumë, Shqipëria po bëhet një prodhues i madh i kanabisit, që shpërndahet nga një rrjet kompleks i krimit të organizuar shqiptar.

Njëri nga destinacionet më të mëdha është Italia, aty ku «malli» kalon me skafe, kamionë dhe avionë privatë; muajin e fundit trafikantët u përpoqën ta kalojnë edhe me jetski (motoçikleta uji). Një gazetë italiane u hap me një titull paksa të çmendur: «Lumenj të drogës po rrjedhin nga Shqipëria në brigjet e Italisë». Çdo ditë gjatë kësaj vere, Guardia di Finanza, një forcë ushtarake e policisë italiane, veproi në territorin shqiptar për të zbuluar koordinatat e plantacioneve të kanabisit për «djemtë» e Tahirit . «Pothuajse të gjithë plantacionet e identifikuara janë shkatërruar», thotë ai. Në fund të gushtit, ai pretendon se njerëzit e tij shkatërruan një milion bimë kanabisi, nga gjysëm milioni të regjistruara në vitin 2014.

Të tjerë janë më pak të sigurt për këto shifra. Banorët e këtyre zonave ankohen se disa plantacione – ato të cilat janë të vështira për t’u arritur – nuk janë prekur. Politika shqiptare është e mbushur me akuza për lidhje të politikanëve me mafian e drogës. Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike në opozitë, thotë se edhe vetë zoti Tahiri i mbron bosët e drogës. Këtë akuzë, Tahiri e mohon me forcë. Basha gjithashtu pretendon se gjatë fushatës zgjedhore tre vjet më parë, Edi Rama, kryeministri socialist i Shqipërisë, bëri marrëveshje të pista me mafiozë të zonave të ndryshem, për të fituar vota; tani, ai mendon se Rama është peng i tyre. Socialistët e hedhin poshtë këtë teori; ata argumentojnë se në tetë vitet kur partia e Bashës ishte në pushtet, kanabisi kultivohej hapur në fshatin e vogël të Lazaratit. Prodhimi ishte i tillë që Ministria e Brendshme e vlerësonte rreth 4,5 miliard euro, thuajse gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë. Shifrat janë për vitin 2014, deri kur në Lazarat hyri policia.

Është e vështirë të rendisësh faktet, kur kanabisi vazhdon të digjet. Plantacionet tani janë përtej Lazaratit. Por zyrtarët italianë refuzojnë të flasin, ndërsa shqiptarët janë seriozë kur bashkëpunojnë me ta. Vitin e kaluar Dritan Zagani, një zyrtar në poste drejtuese në polici, kërkoi azil politik në Zvicër, pasi u dyshua se i tregoi italianëve për një rrugë të re të kalimit të drogës; policia shqiptare tha se informacionet rrodhën tek mafia.

Një burim diplomatik thotë se problemi i kanabisit po shkon «duke u përkeqësuar». Por, pavarësisht nga shkalla e vërtetë e asgjësimit të kanabisit, është e paqartë nëse kjo ka ndonjë ndikim real. Vende të tjera, si Maroku, gjithashtu furnizojnë Europën me drogë. Në Amerikën Latine, në përgjithësi shkatërrimi i bimëve të kokainës dëmton prodhuesit e vegjël, por i lë të paprekur bosët. Megjithatë, Tahiri është sfidues. «Pavarësisht burimeve të vogla që vumë përballë parave të drogës», thotë ai, «njerëzit janë duke punuar më mirë se kurrë këtë vit». Për qeverinë shqiptare kjo është një çështje e rendit dhe ligjit, dhe e besueshmërisë në Europë, veçanërisht nëse synon të hyjë në Bashkimin Europian. Tahiri thotë se mafiozët duhet të dinë se nuk ka më të paprekshëm.



Ju sugjerojmë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Para
Sara Hoxha publikon foton e rrallë për ditëlindjen e Lorit, urimi që i bën do ju lërë pa fjalë

Sara Hoxha publikon foton e rrallë për ditëlindjen e Lorit, urimi që i bën do ju lërë pa fjalë

Milionerja bën “masakër”, përplas për vdekje 6 persona

Milionerja bën “masakër”, përplas për vdekje 6 persona

Lulzim Basha në deklaratë urgjente: Jemi para një skandali. Rama të dorëzojë Saimir Tahirin

Basha: Droga e Habilajve në Vlorë u kap nga Prokuroria, të largohet drejtori i policisë Haki Çako
















TE FUNDIT

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com