Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paralajmërimi i Bidenit për Putinin

2021/12/08 at 7:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Paralajmërimi i Bidenit për Putinin

Në një samit virtual të martën, presidenti Joe Biden i parashtroi homologut të tij rus, Vladimir Putin, hapat që do të ndërmerrnin Shtetet e Bashkuara nëse Moska vendos të sulmojë Ukrainën.


Ditën kur forcat e armatosura të Ukrainës festuan 30 vjetorin e formimit të tyre në vitin 1991, pasi vendi u shkëput nga Rusia, fati i vendit u diskutua nga presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin, të cilët u takuan virtualisht të martën.

Takimi, të cilin mediat amerikane nuk u lejuan ta filmonin, pasoi samitin e tyre ballë për ballë në Gjenevë në qershor.

Presidenti Biden e paralajmëroi Putinin të ndalojë…grumbullimin e trupave përgjatë kufirit ukrainas — që sipas disa vlerësimeve shkon në pothuajse 100,000.

“Nëse Rusia sulmon Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë do të përgjigjen me masa të forta ekonomike. Ne do t’u sigurojmë materiale shtesë mbrojtëse ukrainasve shumë më tepër nga ajo që po ofrojmë tashmë. Dhe do të forconim aleatët tanë të NATO-s në krahun lindor me kapacitete shtesë në përgjigje të një përshkallëzimi të tillë”, tha Jake Sullivan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

Ukraina ka luftuar separatistët pro-rusë në rajonet e saj lindore që nga viti 2014, kur Moska pushtoi Krimenë.

Në samit, Putini kërkoi garanci nga presidenti Biden se aleanca ushtarake perëndimore e NATO-s nuk do të përfshijë Ukrainën, e cila po kërkon anëtarësim.

“Ky është një diskutim pune gjatë një periudhe shumë të vështirë. Përshkallëzimi i tensionit është shumë i lartë në Evropë. I jashtëzakonshëm.”

Ky është samiti i dytë virtual i Bidenit me një kundërshtar. Në takimin e tij virtual të nëntorit me presidentin kinez Xi Jinping, presidenti Biden diskutoi një tjetër pikë të nxehtë territoriale, Tajvanin.

“Nëse Rusia shihet sikur po lejohet të sulmojë Ukrainën, dhe në një farë mënyre ka sukses, Kina do ta ndjek këtë situatë nga afër dhe do ta shohë atë si një lloj prove për një operacion të mundshëm kundër Tajvanit”, thotë Max Bergmann me Qendrën për Përparimin Amerikan.

Zëri i Amerikës pyeti nëse SHBA-të janë të përgatitura të përballen me skenarin më të keq, të një sulmi rus ndaj Ukrainës dhe një pushtimi kinez të Tajvanit njëkohësisht.

“Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo veprim që mund të ndërmarrim, nga pikëpamja e parandalimit dhe diplomacisë, për t’u siguruar që skenari i Tajvanit që sapo përshkruat të mos ndodhë kurrë. // Dhe të përpiqemi të shmangim sulmin dhe ta pengojmë atë në Ukrainë, ky është objekti i politikës sonë tani”, tha Jake Sullivan.

Shtëpia e Bardhë tha se të dy udhëheqësit patën një diskutim produktiv mbi bisedimet për programin bërthamor të Iranit që aktualisht janë pezull.

Ndërsa administrata e tij fokusohet në rimëkëmbjen nga pandemia përpara zgjedhjeve për Kongresin të vitit 2022, presidenti Biden është i predispozuar të shmangë konfliktet.

Disa orë përpara takimit të tij me Putinin, Bideni shënoi 80-vjetorin e sulmit japonez në Pearl Harbor me një vizitë në Memorialin e Luftës së Dytë Botërore në Uashington.

Etiketa: BidenPutinukraina


Ju sugjerojmë

Netanjahu: Raporti i IPC për urinë në Gazë ‘gënjeshtër’
Te Fundit

Netanjahu: Raporti i IPC për urinë në Gazë ‘gënjeshtër’

23 Gusht, 2025 8:53 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025 8:28 am
Temperatura të larta në fundjavë, meterologu: Mund të shfrytëzojmë plazhin
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025 8:16 am
New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
Bota

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

22 Gusht, 2025 10:30 pm
Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
Bota

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

22 Gusht, 2025 10:22 pm
Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
Rajoni

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

22 Gusht, 2025 10:07 pm
Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

22 Gusht, 2025 9:49 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Kryesore

Rrëzimi i kërkesës për ta liruar nga qelia, Meta: Më mbajnë në burg pa asnjë provë!

22 Gusht, 2025 9:30 pm
Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
Bota

Irani dhe fuqitë evropiane do të takohen javën e ardhshme për bisedime bërthamore

22 Gusht, 2025 9:14 pm
Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën
Bota

Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën

22 Gusht, 2025 8:58 pm
Para
Vuçiç: Do të hetohet nëse ka akuza serioze ndaj Vesellinoviçit dhe Radoiçiçit

Vuçiç: Do të hetohet nëse ka akuza serioze ndaj Vesellinoviçit dhe Radoiçiçit

Balluku: Kur duan informacion shkojnë tek djali im, jo tek vajza e Ogertës

Reformë në ujësjellësa, Balluku: Monitorim të unifikuar për sigurinë dhe kushtet

Osmani: Mirëpresim sanksionet e SHBA-së ndaj krimit të organizuar

Osmani: Mirëpresim sanksionet e SHBA-së ndaj krimit të organizuar
















TE FUNDIT

Netanjahu: Raporti i IPC për urinë në Gazë ‘gënjeshtër’

Netanjahu: Raporti i IPC për urinë në Gazë ‘gënjeshtër’
23 Gusht, 2025

Sipas OKB-së në disa pjesë të Rripit të Gazës njerëzit vuajnë nga uria. Shefi i OKB-së për të drejtat e...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 23 gusht 2025

Horoskopi ditor, 2 janar 2025
23 Gusht, 2025

Dashi Ngrohtësia emocionale në familje mund të sjellë stabilitet sot. Aktivitetet fizike ndihmojnë qartësinë mendore dhe humorin. Përparimi në punë...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 gusht 2025

Temperatura të larta në fundjavë, meterologu: Mund të shfrytëzojmë plazhin
23 Gusht, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si...

Lexo më shumë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
22 Gusht, 2025

Një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë, që udhëtonte nga ujëvarat e Niagarës drejt New York, ka pësuar një aksident...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com