Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasditen e sotme nga çadra e opozitës në një bashkëbisedim me demokristianët ka theksuar se qytetarët janë ngritur me 18 shkurt dhe nuk do të ulen deri në fitore.
Basha tha se sot jemi më shumë se me 18 shkurt dhe nesër akoma do të jemi më shumë, ndaj le t’i hapin rrugë dialogut, ti thërrasin mendjes ose përndryshe sheshet dhe rrugët e Shqipërisë do pushohen nga armata paqësore e qytetarëve të Republikës së Re.
“Data për koalicionin skadon për pak orë, por hesapet për koalicionin e tyre le ti bëjnë vetë se nuk na bëhet vonë, por zgjidhja e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike me mbëshetje të gjerë politike që do luftojë krimin dhe do nxjerrë të inkriminuarit nga zyrat, pra ka punë për të bërë, mos e humbni kohën kot, mos kini shpresë se ne do tërhiqemi, mos kini shpresë se populli dhe unë do tërhiqemi ne do ta fitojmë këtë betejë me cdo kusht.”