Partia Demokratike ka njoftuar ditën e sotme nisjen e një turi në vend kundër rritjes së TVSH-së për biznesin e vogël.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se rritja e TVSH-së do të çojë në rritjen e çmimeve të konsumit që nga janari.
Basha: Nesër unë dhe PD-ja do të nisim një tur takimesh në vend me qytetarë dhe përfaqësues të biznesit kundër rritjes së TVSH-së. Ne e konsiderojmë një çmenduri në kushtet e gjendjes ekonomike të vështirë të vendit, sepse do të rriten çmimet anembanë vendit; e sigurtë është që prej janarit çmimet e konsumit do të rriten. Kjo ndodh kur 30% e shqiptarëve nuk paguan dot shportën e ushqimeve bazë. Interesi i njerëzve duket se është i fundit për këtë qeveri./Opinion.al