Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paralajmërimi i 401 “serioz” kundër komenteve online

2016/11/02 at 3:45 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Paralajmërimi i 401 “serioz” kundër komenteve online

Nga Gjergj Erebara-


Në kohën e Luftës së Vietnamit, Republika Popullore e Kinës shpalli një numër të stërmadh “paralajmërimesh” për SHBA-në me të njëjtën temë: të mos prekej hapësira e saj ajrore! Por për shkak se Kina nuk dëshironte luftë dhe për shkak se paralajmërimet e njëpasnjëshme po bëheshin qesharake, fjala “paralajmërim serioz” filloi të përdorej në vend të thjeshtë “paralajmërim”. Kështu, ndërsa në fillim thuhej, “paralajmërimi 1,” “paralajmërimi 2” apo “paralajmërimi 50”, më vonë filloi të bëhej “paralajmërimi 51 Serioz”, “paralajmërimi 128 Serioz” e me radhë. Disa filluan të vënë baste, duke argumentuar se lufta e vërtetë mund të fillonte pas paralajmërimit të njëqindtë serioz. Bota e humbi vëmendjen ndaj tyre me kalimin e kohës, ndërsa Kina lëshoi paralajmërinin e 400 serioz në prill të vitit 1966.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa nisma ligjore “kundër komenteve fyese” dhe kundër “shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë” dhe që të gjitha janë tërhequr, janë zvarritur ose janë harruar, për shkak se janë nisma që bien ndesh me kohën në të cilën jetojmë dhe i përkasin mentalitetit të një kohe që askush nuk ka dëshirë të përsëritet.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama, me një gjuhë të vagullt e pa sqaruar ndonjë gjë të madhe, lëshoi paralajmërimin e disatë “serioz” kundër komenteve, portaleve dhe komentatorëve, pa përmendur se për cilët persona apo hapësira të hapësirës së stërmadhe virtuale e ka fjalën.

Sipas Ramës “pjesa dërrmuese e mediave dhe analistëve, janë kthyer në një parti politike, e cila as votohet, as i jep llogari kujt”.

Rama ka shprehur në shumë raste pakënaqësitë e tij ndaj atij segmenti të vockël të hapësirës publike që qeveria nuk e kontrollon në mënyrë të tërthortë apo të drejtpërdrejtë, duke përdorur gjithfarë llagapesh për atë që e njohim me raste si “opinion”, “gazetari”, “propagandë” apo “disinformim”, llagape të tilla si “sharlatanë”, “kazanë”, “shpifës”, “rrezik për opinionin publik” etj. etj.

Këto të gjitha llagape mund të konsiderohen si abuzime të drejta ose të padrejta, në masën e duhur ose në disproporcion nga ana e kryeministrit përballë hapësirës së diskutimeve publike në Shqipëri. Por kur kjo gjuhë shoqërohet me fjalime zyrtarësh aspak të bindur në vetvete mbi nisma ligjore për “rregullimin e portaleve” apo “rregullimin e komenteve fyese”, ky me të vërtetë bëhet “kërcënim serioz” si ato të Kinës kundër Amerikës.

Disa ditë pasi kryeministri shprehu talentin e tij në monologun e përjavshëm në Facebook kundër opinionistëve dhe portaleve, Ministrja e Inovacionit Mirela Harito rinxorri edhe një herë nga pluhuri një projektligj të diskutuar fillimisht në mars të këtij viti të quajtur “për disa ndryshime në ligjin Për Tregtinë Elektronike”.

Sipas Haritos, komentet fyese nëpër portale do të jenë të ndëshkueshme. Por ajo vetë e pranoi se projektligji i marsit, i cili, në vetvete, mbart një rrezik të vockël dhe të largët që një ditë, ne të ndëshkohemi për komentet tona nëpër internet, është mbajtur prej muajsh “në proces konsultimi” dhe se hë për hë, “nuk ka ngut” për të zbatuar kërcënimin 137 “serioz” për komentatorët, analistët dhe portalet.

Sa për informacion, nëse nuk e keni dëgjuar ndonjë herë, Shqipëria ka miratuar që në vitin 2009 një ligj “për tregtinë elektronike” që rregullon shitblerjen e mallrave dhe shërbimeve në distancë, përmes përdorimit të teknologjisë së informacionit. Nëse nuk e keni dëgjuar se ky ligj ekziston, kjo ka ndodhur për një arsye konkrete: Shqipëria efektivisht nuk ka tregti elektronike, d.m.th, që tregtia elektronike ka përmasa mikroskopike dhe rrjedhimisht, ligji ka mbetur një fletushkë pa kurrfarë rëndësie në jetët tona.

Ndryshimet e propozuara nga Harito me stil në mars të këtij viti, synonin mes të tjerash, të përfshinin indirekt edhe mediat si subjekte të “tregtisë elektronike”. Ndonëse në ligj nuk shkruhet asgjë konkrete për komente fyese, në disa deklarata, Harito e ka bërë të qartë se ka ndër mend të shënjestrojë me këtë ligj “komentet fyese”. Por mjaftoi që, ligji të aludonte në ndonjë farë mënyre shënjestrimin e hapësirës së komenteve apo informacionit duke e konsideruar atë si mall që duhet të ketë një etiketë me përbërjen, shkaktoi reagime të shumta në kohën kur Harito bëri propozimin fillestar dhe ligji u la në harresë.

Kërcënimi aspak serioz me ligjin për tregtinë elektronike është i tillë për shkak se shteti ynë, aktualisht nuk ka fuqi të zbatojë ligje shumë më të rëndësishme e krahasimisht më të thjeshta se sa ky. Shteti shqiptar nuk ka këllqe për të zbatuar ligje të tilla si ndalimi i tregtisë së daterit apo ndalimi i prerjes së pyjeve, e gjasat që do të policojë hapësirën e pafundme të internetit janë praktikisht zero.

Edhe Kina e paralajmëronte Amerikën për disa pasoja ekstreme dhe tepër negative për të, në paralajmërimet e saj “serioze” të viteve 1950-’60, por nuk është se sqaronte shumë se si do të kalohej nga “kërcënimi serioz” deri te pasojat konkrete.

Një kërcënim tjetër “serioz” për lirinë e medias u shfaq në kalendarin e Kuvendit të Shqipërisë disa javë më parë. Bëhet fjalë për një ndryshim në kodin civil të njohur si “amendamenti Bregu“. Amendamenti u propozua fillimisht në prill 2015, u rrëzua si një nismë e palogjikshme dhe e pavlefshme dhe u harrua për një vit e gjysmë para se të rishfaqej si fantazmë e një nisme të harruar me dëshirë edhe nga vetë propozuesja, e cila as nuk e ka tërhequr propozimin dhe as nuk dëshiron ta çojë përpara.

Kërcënimi akoma më serioz i qeverisë ndaj medias qe nisma e kryeministrit Edi Rama për kriminalizimin e shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë dhe dënimin me tre vjet burg. Kërcënimi serioz, i cili u zbulua nga media në mesditën e 11 nëntorit 2015, i mbijetoi zemërimit të publikut dhe të organizmave ndërkombëtare vetëm 12 orë. Mëngjesin e 12 nëntorit, Rama vetë deklaroi në Facebook se do ta tërhiqte projektligjin për “ta përmirësuar”. Dhe megjithëse kanë kaluar sakaq një vit nga koha kur projektligji u “tërhoq për përmirësim”, ai ka mbetur aty, në ndonjë raft të kryeministrisë ku ka zënë pluhur pa mundur të riciklohet.

Kërcënime të tilla me gjoba, bllokime etj. etj. ka gjasa që do të vijojnë të mbeten “kërcënime serioze” si ato të Kinës ndaj Amerikës. /BIRN



Ju sugjerojmë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Para
Shkencëtarët tregojnë shanset e goditjes së Romës nga një tërmet i fuqishëm

Shkencëtarët tregojnë shanset e goditjes së Romës nga një tërmet i fuqishëm

SKANDAL/ Uji mungon edhe në QSUT, pezullohen operacionet

Video/ 9 orë operacion, ndërhyrja e rrallë në Durrës e masës tumorale në gojë

Hetimet për Pëllumb Marinkollaj: Shqiptari mund të jetë vrarë në policinë greke

Hetimet për Pëllumb Marinkollaj: Shqiptari mund të jetë vrarë në policinë greke
















TE FUNDIT

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com