Ashtu sikurkundër është paralajmëruar sot do të ketë zhvillime të reja në dosjen “Tahiri”. Lajmi është bërë publik shkarazi pa dhënë detaje edhe mbrëmë gjatë emisionit “Opinion”. Edhe pse nuk ka detaje, mësohet se bëhet fjalë për një tjetër fashikull përgjimesh që kanë ardhur nga Prokuroria e Katanias në Itali, ku përfshihet emri i ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, çka mbetet për tu zbuluar gjatë ditës së sotme. Vetëm ditën e djeshme, Saimir Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia u drejtuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku Tahiri dorëzoi pasaportën e tij, çka ja pamundëson tashmë lëvizjen jashtë vendit.