Pavarësisht sanksioneve dhe paralajmërimeve të SHBA-së, duket se Turqia është e vendosur për të krijuar bashkëpunim me Rusinë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur përsëri se do të vazhdojë me blerjen e sistemit mbrojtës S-400 nga Rusia, dhe do të bashkëpunojë me Moskën në prodhimin e sistemit S-500 në të ardhmen.
“Nuk vihet fare në pyetje që Turqia të bëjë ndonjë hap prapa për blerjen e sistemit S-400. Kjo është marrëveshje e përfunduar”, deklaroi presidenti turk.
Erdogan shprehet i zhgënjyer nga SHBA, pasi Ankaraja duhet të bëhej pjesë e prodhimit të aeroplanëve luftarakë F-35, por pas tensioneve mes dy vendeve, Amerika ka paralajmëruar se Turqia do të përjashtohet nëse blen sistemin mbrojtës rus.
Turqia ka porositur po ashtu 100 avionë për ushtrinë.
“Amerikanët po e kalojnë topin në mesfushë tani, duke shfaqur ngurrim. Por, herët apo vonë, ne do t’i marim avionët. Nuk ka opsion tjetër”, shtoi Erdogan./ Opinion.al E.Xh.