Digjet makina e kreut të Partisë Socialiste në Elbasan, Xhevahir Budani.
Sipas policisë lokale gjatë natës në lagjen ” 5 Maji”, ka rënë zjarri dhe është djegur pjesërisht makina e tij.
Automjeti ka qenë i parkuar, ndërsa sipas policisë dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thotë policia. / Opinion.al