Kryesore

Paralajmërim nga Berisha: Rikthimi i votës së lirë me çdo veprim


               Publikuar në : 20:35 - 18/04/19 |
geliano fataj

Zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të mbahen. Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se përpara kësaj date Edi Rama do të jetë rrëzuar. Nga Abc neës, Berisha tha se nëse do të ketë zgjedhje në

30 qershor atëherë do të ketë përballje: opozita që sipas tij ka me vete popullin dhe qeveria që ka pas krimin.

“PD është një betejë për jetë a vdekje me armikun më të egër të kushtetutës, ligjit që është Edi Rama. PD është përpara kësaj alternative, fitore ose vdekje. 30 qershori, dhe unë besoj se opozita sot që ndihet shumicë do t’i tregojë vendin këtyre që sillen si gangsterë të vërtetë dhe do tu kthejë shqiptarëve të drejtën e votës. Kjo përballje është opozita ka popullin, fuqinë e tyre ata kaneë fuqinë e drogës dhe krimit”.

Berisha paralajmëroi se vendi po shkon drejt një përplasje, nëse nga qeveria nuk do të ketë një tërheqje.

“Vendi po shkon drejt një përplasje, për rikthimin e votës së lirë ia vlen çdo veprim, që kur kombet kanë sakrifikuar për të kane fituar. Fasadë nuk mund të jetë”, theksoi Berisha./Opinion.al

Pas