Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paradoksi Rama, i “shpall luftë” Serbisë, por injoron Këshillin e Sigurisë së Shqipërisë

2017/02/03 at 3:49 PM
në Aktualitet, Komente, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Paradoksi Rama, i “shpall luftë” Serbisë, por injoron Këshillin e Sigurisë së Shqipërisë

Nga Dritan LACI


Që në Shqipëri kanë plasur ujërat kjo nuk do sy. Po a janë fekale apo ujërat e një lindje të re kjo mbetet për tu parë. Ditët e fundit kanë qenë aq të nxehta sa shqiptarët me siguri do i kenë lënë sobat, furnellat me gaz, reflektorët, kaloriferët dhe gjithëfarësoj sendi ngrohës dhe do kenë zgjedhur të zjermohen duke parë televizor me aq shumë vakira sa po ngjasin.

Por i vetmi që duket se po ngrohet në një oxhak që nuk është i tiji dhe po i fut dru një zjarri që si takon dhe që nuk po ja ndjen shumë për krizën politike që ka përfshirë vendin, është kryeministri Rama, i cili edhe këtë herë zgjodhi të ikë nga Shqipëria se sa të qëndronte dhe të lodhte kokën për të qenë pjesë e zgjidhjes së halleve të këtushme.

Në fakt si një lider rajonal me perspektivën për të qenë shpejt një lider global, çka e tregoi edhe kur i tregoi vendin Trumpit apo kur i tregoi Evropës rrugën që ka humbur, Rama ka harruar rrugën e të bërit kryeministër të Shqipërisë. Dhe këtë e vërtetoi më së miri sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare ku si kurrë më parë në këtë mbledhje i munguari i madh ishte kryeministri. Një mbledhje ku do të flitej për moskapjen e atij që tani njihet si Baroni i Drogës në Ballkan, të shumëkërkuarit Klemend Balili.

Edhe pse ishte njoftuar gati një javë më parë Rama e pa të paarsyeshme të ishte në mbledhjen e krerëve më të lartë të vendit. Për Ramën është më e rëndësishme të bëjë biseda me natyrë gjeopolitike rajonale me faktorë jo determinantë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pranë një oxhaku, sesa ti përgjigjet jo thjesht kërkesës institucionale legjitime të Presidentit, por Sigurisë së Vendit.

Dhe ky injorim i hapur vjen pikërisht në momentin kur po ravijëzohet një puzzle i frikshëm për Sigurinë e vendit. Ditë më parë Ylli në ikje i drejtësisë lëshoi akuza lebetitëse për ministra të qeverisë Rama që flinin me dashnoret në hotelin e të shumëkërkuarit Klemend Balili? Nëse e marrim të mirëqenë deklaratën e Ylli Manjanit, atëherë jemi përpara një fakti tronditës; ku krimi ka futur me mekanizmat e tij në grackë drejtuesit politik dhe ekonomik të vendit. A duhet të ishte Rama në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për këtë fakt?

Mbrëmë Prokuroria e Krimeve të Rënda preu dy fletëarreste për dy drejtues të lartë të policisë në jug të vendit, të dyshuar për lidhje dhe favorizim të trafikut të narkotikëve. Dhe këtu bëhet fjalë për dy drejtues policie në dy nga zonat më të fuqishme elektorale të së majtës Tepelenë-Vlorë me gjasa për tu plotësuar aksi edhe me prerje fletëarrestesh në Gjirokastër. A e shqetësojnë Ramën këto arrestime në kupolën e rendit publik, sa për të anulluar çdo takim për më tepër lehtësisht të anullueshëm si ai Kosovës?

Pse Rama ja mbath gjithmonë sa herë në vend ka probleme? A duhet të ishte në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Rama, kur aleati i tij kryesor në qeveri e ka sulmuar direkt me anë të eksponentëve të të tijve se po tenton të blejë zgjedhjet me anë të parave të drogës. A ka rrezik më të madh për demokracinë e një vendi se sa zgjedhjet e manipuluara?

A është arsye e mjaftueshme për Ramën të jetë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë kur si asnjëherë më parë një nga institucionet më të rëndësishme në kolonën vertebrale të drejtësisë siç është Prokuroria e Përgithshme përplaset me Ambasadën Amerikane me një gjuhë verbale kurrë të dëgjuar më herët në raportet që shteti shqiptar ka krijuar me atë amerikan?

Në fund a është normale që kryeministri i një vendi të mos marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit të tij dhe të bëjë deklarata sfiduese për sigurinë në rajon kundrejt një vendi tjetër siç ishte edhe ajo e mbrëmshja te “Zona e debatit” të gazetarit Baton Haxhiu ku ju drejtua Serbisë me fjalët, citoj: “Nëse duan të cënojnë qoftë edhe një centimeter të territorit tonë, jemi të gatshëm të përgjigjemi”.

Të territorit të kujt z. kryeministër i Shqipërisë? Shqipëria dhe Kosova janë dy vende sovrane. Kush ju këshillon kur jepni deklarata të tilla në një vend sovran si Kosova? A është normale të flisni për Sigurinë e Kosovës kur injoroni Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë? Çfarë politike është kjo ti hedhësh dorashkën e sfidës një vendi sovran si Serbia nga një tjetër vend po sovran që diplomacia ndërkombëtare po bën përpjekjet maksimale për të qetësuar gjakrat, ndërkohë që po vetë injoron pjesëmarrjen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të vendit ky je zgjedhur Kryeministër.

Të paktën në Serbi nuk sillen kështu si ti z. Kryeministër. Kur vjen puna për interesat e Sigurisë së tyre Kombëtare, edhe kur e kanë shtrembër sipas këndvështrimit tonë, nuk ndodh që kryeministri i vendit të tyre të mungojë në Mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Z. Rama kthehu të bësh kryeministrin në vendin tënd. Po të presim. Në Shqipëri po ndërtohet një puzzle i frikshëm dhe ti nuk mund të bësh indiferentin apo injoruesin e madh, apo të zgjedhësh të jesh një figurë jashtë puzzle-it të ngjarjeve të fundit që kanë mbërthyer Shqipërinë. Oxhakut në Kosovë ka kush i fut dru, po këtij oxhakut tonë me halle shumë si do ja bëjmë…./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
Bota

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

6 Qershor, 2026 10:28 pm
Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
Bota

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

6 Qershor, 2026 9:25 pm
“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 9:15 pm
“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
Aktualitet

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

6 Qershor, 2026 9:11 pm
“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier
Aktualitet

“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier

6 Qershor, 2026 8:26 pm
Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty

6 Qershor, 2026 7:54 pm
Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 6:31 pm
UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
Aktualitet

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

6 Qershor, 2026 6:16 pm
Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin
Bota

Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin

6 Qershor, 2026 5:12 pm
Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin
Aktualitet

Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

6 Qershor, 2026 4:45 pm
Para
Kush është biznesmeni i fuqishëm që i bëri presion Llallës për Bankers-in

Kush është biznesmeni i fuqishëm që i bëri presion Llallës për Bankers-in

Video/ Beyonce do të performojë shtatzënë në Grammys 2017!

Video/ Beyonce do të performojë shtatzënë në Grammys 2017!

E bija e Dritëro Agollit rrëfen shkrimtarin: Për të, nuk ka plakje mendore

Shuhet shkrimtari i madh Dritëro Agolli
















TE FUNDIT

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
6 Qershor, 2026

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është vënë sërish në provë, pasi forcat amerikane goditën dronë dhe...

Lexo më shumë

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
6 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka goditur përsëri me një video të re propagandistike për të lartësuar pranimin e tij...

Lexo më shumë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
6 Qershor, 2026

Ndryshe nga protestat politike, të cilat me kalimin e kohës humbasin pjesëmarrës dhe besueshmëri për shkak të zhgënjimit ndaj lidershipit...

Lexo më shumë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
6 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi të gjatë në platformën "X" lidhur me protestat kundër projektit të përfolur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}