Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paradoksi i tregut të patundshmërive në Kosovë, mbi 180 mijë banesa bosh

2025/04/06 at 4:59 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Paradoksi i tregut të patundshmërive në Kosovë, mbi 180 mijë banesa bosh

Kosova po ndërtohet me ritme të shpejta, por pas këtij bumi fshihet edhe një paradoks: mijëra banesa mbeten bosh. Investimet nga diaspora e kanë gjallëruar tregun, por, mësa duket, pa ndikim real në ekonomi.


Për 13 vjet – nga 2011-ta deri më 2024 – numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.

Kjo do të thotë se, mesatarisht, çdo i treti banor ka “kulm mbi kokë”.

Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë.

Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.

“Kohëve të fundit, çiftet e reja e sigurojnë banesën e tyre edhe më herët dhe numri i anëtarëve në familje është më i vogël se në të kaluarën”, thotë Naser Kabashi, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, për Radion Evropa e Lirë.

Por, një shifër që ai e konsideron shqetësuese, është ajo e banesave të zbrazëta.

Sipas ASK-së, në Kosovë janë mbi 182 mijë të tilla, që përfshijnë banesat ende në ndërtim, të blera dhe të destinuara për shitje.

Përfaqësues të agjencive të patundshmërive dhe pronarë të kompanive ndërtuese thonë se një përqindje e madhe e banesave të pabanuara, janë pronë e diasporës.

Këto pohime mbështeten edhe nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilave, diaspora zë vendin e parë sa u përket investimeve të huaja që bëhen kryesisht në patundshmëri.

Nga mbi 856 milionë euro investime të huaja vitin e kaluar, mbi 647 milionë u investuan në sektorin e patundshmërisë.

Për Kabashin, banesat e blera kryesisht nga diaspora, janë “një pasuri e vdekur e pashfrytëzuar”, e cila nuk sjell asnjë rezultat në zhvillimin ekonomik.

Me të pajtohet edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, i cili thotë se investimet e tilla e ndihmojnë sektorin e ndërtimit, por shton se, kur këto prona mbeten të pashfrytëzuara për pjesën më të madhe të vitit, ato nuk japin ndonjë kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik.

“Është mirë që diaspora ka blerë shtëpi e banesa, por si investim nuk është i orientuar siç duhet”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se, sikur këto mjete të investoheshin në industrinë e prodhimit, përfitues do të ishin edhe vetë blerësit, por edhe qytetarët e tjerë të vendit.

“Nëse do të rritej prodhimi, mërgimtarët do të përfitonin nga dividendi [v.j. shpërndarja e fitimeve nga një korporatë për aksionarët e saj]”, thotë Rafuna.

“Kosova, pastaj, do t’i zgjeronte kapacitetet prodhuese, do të rriste eksportin dhe do të ulte importin. Në këtë mënyrë, do të përmirësohej mirëqenia sociale dhe do të ulej shkalla e papunësisë”, shpjegon kryetari i OEK-ut.

Shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 10 për qind, kurse në mesin e të rinjve nga 15 deri në 24 vjeç është gati 20 për qind.

Kosova mbetet skajshmërisht e varur nga importi i mallrave, por edhe nga remitencat, vlera e të cilave arrin në mbi 1 miliard euro në vit.

Sa kushtojnë banesat?
Çmimet e banesave në Kosovë filluan të rriten në vitin 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare që i shkaktoi pandemia COVID-19.

Ky trend vazhdoi edhe gjatë vitit 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20 për qind.

Burim Halili, pronar i një agjencie të patundshmërisë në Prishtinë, tregon se çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë, aktualisht, sillet nga 1.000 deri në 2.500 euro – varësisht nga lagjja dhe kompania ndërtuese.

Në komunat më të vogla, ndërkaq, arrin deri në 800 euro.

“Fatkeqësisht, nuk kemi ulje të çmimeve. Përkundrazi, kemi ngritje çdo ditë”, thotë Halili.

Radio Evropa e Lirë ka sjellë disa herë rrëfime të qytetarëve që nuk mund ta përballojnë blerjen e një banese në komunën ku jetojnë.

Brahim Selimaj, nga Shoqata e Ndërtueseve të Kosovës, pret që çmimet të nisin të bien, meqë, siç thotë, edhe ndërtimet janë në rënie e sipër.

“Po shkohet në atë drejtim që çmimi të jetë sa më i vogël për shitje, për shkak të mungesës së kërkesës. Kërkesa për blerje është në rënie dhe ndërtuesi nuk ka zgjidhje tjetër pos ta zbresë çmimin”, thotë Selimaj, i cili është edhe pronar i një kompanie ndërtimore.

Të dhënat e ASK-së tregojnë, po ashtu, për më pak shitje të banesave.

Sipas Indeksit të Çmimeve të Pronës Banesore, në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 janë shitur vetëm 1.628 banesa në të gjithë Kosovën.

Ky numër ishte dukshëm më i ulët krahasuar me 4.967 sa ishin shitur gjatë gjithë vitit 2022 dhe 6.561 në vitin 2021.

Komuna e goditur më së keqi ishte ajo e Gjilanit me mbi 90 mijë banorë, ku në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 ishin shitur vetëm gjashtë banesa.

Për gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe për vitin 2024, ASK-ja nuk dha shifra për numrin e banesave të shitura, pavarësisht interesimit të Radios Evropa e Lirë.

Në Kosovë, paga mesatare është rreth 570 euro në muaj.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se pjesa më e madhe e buxhetit familjar në vend ndahet për blerjen e artikujve ushqimorë.

Madje, pjesa më e madhe e ekonomive familjare e kanë problem të përballojnë ndonjë shpenzim të papritur mbi 200 euro./REL



Ju sugjerojmë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Përndjekje dhe profile false në rrjetet sociale, një i arrestuar e disa të proceduar

22 Maj, 2025 11:32 am
Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku i ri, kur po notonte në pasionin e tij
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku i ri, kur po notonte në pasionin e tij

22 Maj, 2025 11:27 am
I pari për numrin e votave/Gonxhja: Krenari, por s’ka lidhje me Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

I pari për numrin e votave/Gonxhja: Krenari, por s’ka lidhje me Bashkinë e Tiranës

22 Maj, 2025 11:19 am
Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame
Aktualitet

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame

22 Maj, 2025 11:10 am
Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!

22 Maj, 2025 10:59 am
Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih
Aktualitet

Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih

22 Maj, 2025 10:48 am
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Dënohet me dy vjet e tetë muaj burg avokati Radovan Çela

22 Maj, 2025 10:43 am
Durrës, shpallen në kërkim dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas
Aktualitet

Durrës, shpallen në kërkim dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas

22 Maj, 2025 10:30 am
Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa
Aktualitet

Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa

22 Maj, 2025 10:17 am
FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti
Bota

FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti

22 Maj, 2025 10:14 am
Para
3500 persona me aftësi të kufizuar në kërkim të një pune

3500 persona me aftësi të kufizuar në kërkim të një pune

Irani refuzon kërkesën e Trumpit për bisedime direkte mbi programin bërthamor

Irani refuzon kërkesën e Trumpit për bisedime direkte mbi programin bërthamor

Babai humbi jetën në moshën 26-vjeçare, rrëfimi drithërues i Laurës: I la amanet hallës në ëndërr

Babai humbi jetën në moshën 26-vjeçare, rrëfimi drithërues i Laurës: I la amanet hallës në ëndërr
















TE FUNDIT

Përndjekje dhe profile false në rrjetet sociale, një i arrestuar e disa të proceduar

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
22 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka goditur gjashtë raste të përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale. Uniformat blu...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku i ri, kur po notonte në pasionin e tij

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku i ri, kur po notonte në pasionin e tij
22 Maj, 2025

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, tha në një reagim në rrjetet sociale se Artan...

Lexo më shumë

I pari për numrin e votave/Gonxhja: Krenari, por s’ka lidhje me Bashkinë e Tiranës

I pari për numrin e votave/Gonxhja: Krenari, por s’ka lidhje me Bashkinë e Tiranës
22 Maj, 2025

Të marrësh aq shumë vota të bën të ndihesh krenar, por është edhe përgjegjësi më vete. Kështu u shpreh para...

Lexo më shumë

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame
22 Maj, 2025

Artan Lame është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 58-vjeçare. Ish-kreu i Kadastrës mësohet se ndërroi jetë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com