Një paradë e madhe me motorët “Vespa”, është organizuar sot në kryeqytet. Organizatorët kishin njoftuar për këtë aktivitet disa dite para dhe arritën ta realizojnë në këtë ditë të ngrohtë nëntori.
Por ata nuk kanë anashkaluar as tragjedinë e ndodhur dy ditë më parë në Paris, ku humbën jetën shumë njerëz nga e gjithë bota.
Motoristët e Vespave, që nuk ishin vetëm nga Tirana por edhe nga Kosova, kishin me vete edhe flamuj francezë.