Mbretëresha ka dhënë një mospërfillje të jashtëzakonshme duke i ndaluar Herrit, Meganit dhe Endrju, daljen në ballkonin e Buckingham Palace gjatë paradës së trupave të ushtrisë britanike. Madhëria e saj ka vendosur “pas shqyrtimit të kujdesshëm” të përfshijë vetëm anëtarët mbretërorë që kryejnë detyra zyrtare publike për t’u paraqitur në ballkon. Mësohet se Harry, Meghan dhe fëmijët e tyre do të marrin pjesë në ngjarje të tjera jubilare.
Zëdhënësi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex tha se ata do të vinin në Mbretërinë e Bashkuar për jubileun e platintë me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.
Çifti u tha se ishte “i emocionuar dhe i nderuar për të marrë pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës”.
Ngjarjet e Jubileut Platinum, që shënojnë mbretërimin 70-vjeçar të Mbretëreshës, do të zhvillohen gjatë një pushimi bankar katër-ditor nga 2 deri në 5 qershor./Opinion.al