Koreja e Veriut ka dështuar ‘me sukses’ të nisë një raketë nga bregu lindor i vendit, kanë konfirmuar zyrtarët ushtarakë të Koresë së Jugut dhe ata amerikanë , një ditë pasi Pheniani paralajmëroi SHBA-të.
SHBA-të konfirmuan se një raketë balistike shpërtheu disa sekondat pas nisjes, shkruan “BBC”.
Disa orë më parë, Koreja e Veriut organizoi një parakalim masiv të raketave me rreze të gjatë balistike në një paradë të madhe ushtarake, në Phenian.
Koreja e Veriut ka kryer tashmë pesë teste bërthamore dhe një sërë nisjesh raketash, në kundërshtim me rezolutat e OKB-së.
Zhvillimi i fundit vjen ndërkohë që Zëvendës-presidenti amerikan, Mike Pence, niset drejt kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seulit, ku pritet të diskutojë mënyrën më të mirë për t’u marrë me raketat e Koresë së Veriut dhe programet e saj bërthamore.