Kronikë

Paraburgimi i Vlorës/ 90 efektivë në aksion, çfarë u gjet në dhoma


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:24 - 11/07/21 |
Opi Nion

Detaje të reja janë publikuar nga kontrolli që u bë ditën e sotme me rreth 90 forca policie në ambientet e paraburgimit në Vlorë.

Në procesverbalin që është mbajtur për kontrollin e kryer, ka të dhëna mbi sendet që janë gjetur, përfshirë disa televizorë pa vulë, apo tenxhere të vjetra.

Në procesverbal thuhet ndër të tjera se u është lënë porosi drejtuesve të paraburgimit të Vlorës që të kryejnë riverifikimin e vulave të sigurisë për të gjitha elektroshtëpiaket.
Procesverbali sqaron gjithashtu se u ushtrua kontroll për sende të ndaluara nga forcat Operacionale në bashkëpunim me grupin e Sigurimit të Shoqërimit në IEVP Fier, Durrës, Tepelenë e Berat.

Në kontroll morën pjesë rreth 90 forca policie, nga ku u kontrolluan dhomat, ambientet e përbashkëta, dushet, klasat, magazinat etj.
Kontrolli është zhvilluar pa kundërshtime, ndërsa u konstatuan sende të paligjshme si tela, kabllo antene, ngrohëse të improvizuara, tenxhere të vjetra, televizorë pa vulë.

Në dhomën e të paraburgosurit M.Lala u gjet televizor pa vulë, iu nxor nga dhoma për kontroll më të imtësishëm.
Në dhomën e të paraburgosurit H.Kacabuni iu nxori nga dhoma televizori për kontroll të imtësishëm.
Ndërkohë mësohet se drejtuesve të paraburgimit të Vlorës u është lënë detyrë: Të kryhet riverifikimi i vulave të sigurisë për të gjitha elektroshtëpiaket./Opinion.al

 

Pas