Klima kozmike e kësaj jave do të jetë pozitive dhe do ta ndiejmë këtë që prej së hënës. Në parashikimin javor të horoskopit nga Krisanthi Kallojeri në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, shenjat do ta nisin javën bukur, përgjatë saj do të kenë takime, flirte dhe para ndërsa është fundjava ajo që kërkon më shumë kujdes në përgjithësi. Dita më e favorshme do të jetë data 26 ku shumë prej shenjave do të kenë zhvillime të rëndësishme.
Krisanthi Kallojeri: Sot është një ditë e mirë, ditë me shumë dinamizëm por me antitezë. Është në dorën tonë ta shndërrojmë atë në një ditë pozitive, mjaft të dimë ku janë kufijtë. Disa çështje që do të lindin sot, jini të vëmendshëm, edhe pse mund të mos mbarojnë sot mund të mos mbyllen, do t’i hasni më vonë, do të dalin përpara dhe do të kërkojnë zgjidhjen tuaj ose do të përfitoni prej tyre.
Të enjten dhe të premten ka mundësi për takime, për flirt, dashuri dhe përfitime ekonomike. Në datën 26 dhe në fundjavë, por kryesisht rreth datës 28 mbani mend që murit nuk i bihet me kokë. Java në përgjithësi, mund të keni një krizë në marrëdhëniet tuaja personale ose profesionale ose mund të paraqiten shanse lidhur me marrëdhëniet ose bashkëpunimet.
Dashi – Është një ditë që duhet ta shfrytëzoni për të realizuar takime me persona që do t’ju ndihmojnë në realizimin e qëllimeve tuaja. Sot dhe java në përgjithësi premton flirt, dashuri por dhe krijimtari në jetën personale. Në sferën financaire duhet të jeni parashikues sepse jeni të nxituar dhe veproni me implusivitet. Keni shanse, por mendoni dhe pë të nesërmen. Këtë javë mund të realizoni ndryshime lidhur me shtëpinë, pronën ose familjen tuaj që do të jenë pozitive. Në fundjavë jini më të kujdesshëm në lëvizjet, udhëtimet dhe marrëdhëniet me njerëzit që ndani jetën e përditshme. Vendimet dhe bisedat mund t’i lini për një ditë tjetër nëse shihni se nuk shkojnë siç i kishit menduar ose ju krijojnë konflikte. Ndalojini dhe vazhdojini një ditë tjetër.
Demi – Sot keni mundësi për një përfitim financiar ose një përfitim në jetën tuaj që do të ketë vlera të tilla si të merrni para. Jeni në një fazë shumë të mirë ju të lindurit në 10-ditëshin e parë që mund të realizojnë gjëra që kanë të bëjnë me probleme që ju interesojnë, lidhur me jetën personale, punën ose një situatë që do ju udhëheqë në zhvllim, përparim dhe prosperitet. Evitoni konfliktet, tensionet, zgjidhni me qetësi çështjet familjare, ruani marrëdhëniet të lindurit në ditët e para të shenjës dhe dijeni se disa gjëra janë caktuar për ju dhe do të bëhen patjetër. Përfitoni ju të lindurit në ditët e para sepse Jupiteri nuk do të kthehet prapë tek ju. Java në përgjithësi është shumë e mirë, data 26 ju ofron mundësi dhe mbështetje nga miqtë. Në fundjavë jini më të kujdesshëm në pengesat që mund të shfaqen, por klima është favorizuese deri të shtunën.
Binjakët – Dielli kalon në shenjën tuaj dhe sot e për një muaj jeni protagonsitët e periudhës. Për ata që kanë ditëlindjen sot, nesër apo që e kishit dje do të jetë një periudhë dhe një vit deri në ditëlindjen e ardhshme, shumë dinamik. Duhet të veproni por të trajtoni me kujdes problemet që do të dalin duke evituar konfliktet dhe ulje-ngritjet psikologjike gjatë vitit. Të lindurit e muajit Maj duhet të ngrenë barrën e përgjegjësisë dhe të jenë të kujdesshëm në fundjavë në fushën profesionale, sa më të përpiktë në punë dhe detyrat tuaja. Mund të keni një sukses profesional që mund ta realizoni nëpërmjet një udhëtimi.
Gaforrja – Sot mund të merrni një ndihmë ose të keni një mbështetje të konsiderueshme. Për disa mund të jetë një lidhje afektive, për të tjerë një lidhje e fshehtë ose një kontakt, bisedë, plane që duhet t’i mbani të fshehura dhe të jeni të vëmendshëm sot e në fillim të javës se do i hasni dhe më vonë. Të enjten dhe të premten dilni dhe realizoni takime sepse njerëzit që do të takoni do të jenë shumë të vlefshëm për planet ose për jetën tuaj personale. Periudha nga tani e deri në pranverë 2024 është mjaft pozitve për ju dhe planet tuaja. Në fundjavë evitoni mendimet negative,mos u mbyllni në vetvete dhe mos u mposhtni në pengesat që do të hasni. Kujdesuni pak për shëndetin.
Luani – Sot është një ditë e rëndësishme për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja pasi do të gjeni njeriun e duhur që do t’ju mbështesë dhe t’ju japë shtysën e nevojshme. Këtë javë mund dhe duhet të realizoni kontakte, të promovni planet tuaja që kanë të bëjnë me punën, karrierën ose jetën personale. Rreth datës 26 do të gjeni mbështetje, do të bëni biseda e takime të fshehta lidhur me punën e jetën personale. Java premton zhvillime në çdo fushë, veproni dhe mos nxitoni. Në fundjavë mos u frikësoni nëse planet tuaja anulohen. Është një periudhë e rëndësishme për ju që ka filluar dhe vazhdon gjatë gjithë verës.
Virgjëresha – Sot dhe në përgjithësi fillimi i javës ju krijon mundësinë që të realizoni një ngritje në detyrë, të njihen talentet tuaja ose të realizoni diçka lidhur me karrierën e punën. Jeni në një fazë shumë të mirë prej së cilës duhet të përfitoni duke bërë plane të programruara për të ardhmen. Të lindurit e Gushtit janë në një antitezë, në njërën anë ndodhen vështirësitë e Saturnit që kërkon disiplinë e përgjegjësi, nga tjetra keni shanset dhe të mirat e Jupiterit. Nëse do të veproni me disiplinë e organizim në diçka që nuk është fare e vështirë për ju, suksesi do të jetë në dorën tuaj dhe do të jetë i garantuar në fillim të 2024. Në fundjavë tregohuni të kujdesshëm në marrëdhënie, bashkëpunime, mbrojini ato për të cilat jeni të interesuar, sidomos të lindurit në Gusht.
Peshorja – Zhvillime të rëndësishme premton dita e sotme dhe fillimi i javës, ndoshta një takim i rëndësishëm mund të sjellë një marrëdhënie shumë të mirë që do të ketë të ardhme ose një bashkëpunim. Në disa raste mund të jetë një përfitim ekonomik, për të tjerë një gëzim ose një sukses nga fëmijët. Deri të mërkurën është një periudhë për zhvillime pozitive lidhur me karrierën e jetën sociale. Rreth datës 26, të enjten dhe të premten do keni mbështetje nga një person që ka ndjenja dashurie për ju. Në fundjavë jini të kujdesshëm me shëndetin dhe mos u implikoni në prapaskena ose gabime që mund t’ju kushtojnë.
Akrepi – Është një ditë e mirë për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me familjen ose pronën tuaj. E keni ju në dorë që të veproni pa nervozizëm dhe egoizëm që në disa raste mund t’ju përfshijë. Do të keni zhvillime pozitve këtë javë deri të premten që kanë të bëjnë me një mbështetje dhe një ndihmë që do ta gjeni te bashkëpunëtorët, bashkëshorti, tek të tjerët do ju paraqiten shanse unike, sidomos të enjten e të premten lidhur me jetën personale e erotike ku mund të takoni një person me të cilin do të hyni në një lidhje. Kjo javë mund të jetë mundësi për një udhëtim me të dashurin tuaj. Në fundjavë psikologjia nuk do jetë shumë e mirë, mos filloni diçka të re dhe mos bëni takime që nuk ju çojnë askund.
Shigjetari – Do të keni zhvillime pozitive në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve e cila që sot e për një muaj merr një rëndësi të veçantë në krahasim me periudhën e kaluar. Sot do të takoni një person të rëndësishëm që do të luajë rol në zhvillimin tuaj personal ose në jetën tuaj. Edhe sikur deri të enjten mos ta realizoni dot këtë, do keni mundësi përgjatë vitit që vjen. Java ka zhvillime pozitive, udhëtime, zgjidhje të një çështjeje që ju shqetëson në lidhje me jetën e përditshme. Rreth datës 26 mund të keni një ndihmë financiare. Në fundjavë, të lindurit në Nëntor duhet të zgjidhin me qetësi problemet që do të shfaqen në familje ose marrëdhëniet tuaja dhe ngrini barrën e përgjegjësisë.
Bricjapi – Sot një ditë shumë e rëndësishme për financat tuaja ose për zgjidhjen e një çështjeje që ju ka preokupuar. Fokusohuni te klientela për ata që kanë një biznes dhe shihni se çfarë bashkëpunimesh mund të realizoni sot e deri të premten. Një periudhë, një javë pozitive për jetën personale dhe profesionale. Të enjten e të premten keni shanse për një lidhje afektive ose bashkëpunim fitimprurës. Deri të premten, mundet thjesht të kaloni bukur, të argëtoheni dhe në fundjavë kujdes me komunikimin sepse mund të krijoni keqkuptime me njerëzit e rrethit tuaj. Në fundjavë mund të keni anulime të planeve tuaja ose vendime që nuk do të japin rezultat, ndaj qetësohuni dhe çlodhuni.
Ujori – Sot është një ditë ku mund të keni një realizim të rëndësishëm i cili ka të bëjë me një investim ku duhet të jeni të kujdesshëm, të keni një njohje të rëndësishme që do ju ndryshojë jetën personale ose mund të jetë një person që do ju japë një shtysë të mëtejshme në karrierën dhe punën tuaj. Përfitojnë të lindurit në ditët e para të shenjës. Gjatë javës fokusohuni në çështjet që kanë të bëjnë me familjen dhe pronën ku do të keni përfitime, ndërkohë që sot e për një muaj jeni në njëfazë shumë erotike dhe krijuese ku do të keni realizime e pengesa. Në fundjavë mos bëni lëvizje ekonomike dhe as biseda e marrëveshje financiare.
Peshqit – Sot keni mundësi të zgjidhni një çështje që ju shkaktonte stres deri tani. Që sot dhe brenda muajit do të keni mundësi të bëni ndryshime në shtëpinë tuaj, të fokusoheni te familja dhe të premten mund të merreni me arredimin e shtëpisë, zyrës ose ambientit tuaj. Paralelisht, java dhe periudha ju ofron mundësi për udhëtime, kontakte dhe promovimin e planeve tuaja. Të enjten dhe të premten do të keni një takim erotik ose udhëtim me të dashurin/ën. Në fund të javës, jini më elastikë në problemet që do shfaqen, përballoni me takt problemet në familje e marrëdhënie, ngrini barrën e përgjegjësisë që ju takon./tvklan.al