Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paqartësi lidhur me vaksinën e Johnson & Johnson

2021/04/15 at 5:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Paqartësi lidhur me vaksinën e Johnson & Johnson

Grupi këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vendosi të shtyjë të mërkurën një votim lidhur me vaksinën që lufton koronavirusin të kompanisë Johnson & Johnson, çka nxiti më shumë paqartësi mbi përdorimin e saj. Paneli shëndetësor bëri thirrje për më shumë të dhëna përpara se të vendoste mbi këtë çështje duke shtyrë votimin për një javë ose më shumë.

Një eksperte e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) u tha këshilltarëve se besonte që paralajmërimet lidhur me përdorimin e saj mund të shmangnin rrezikun jashtëzakonisht të rrallë, por serioz, të mpiksjeve të gjakut.

Paneli po shqyrton disa raste me mpiksje të pazakonta të gjakut në tru, të evidentuara tek 6 gra nën moshën 50 vjeç, raste që u bënë shkak që FDA-në dhe CDC-ja të rekomandonin të martën pezullimin e imunizimeve me vaksinën e J&J.

Dr. Lynn Batha, epidemiologe në Departamentin e Shëndetësisë së Minesotës dhe disa ekspertë të tjerë ishin pro zgjatjes së pauzës për të mbledhur më shumë informacione mbi sigurinë e vaksinës.

“Duke pasur një informacion më të fortë, mendoj se mund të jemi më të sigurt të flasim mbi sigurinë e saj“, u tha ajo anëtarëve të tjerë të panelit këshillues.

Më herët, zëvendës drejtori për çështje të prodhimit të vaksinave në FDA, Doran Fink, tha se paralajmërimet nga agjencia federale do t’u jepnin mundësi mjekëve të peshonin rreziqet dhe përfitimet nga vaksina.

Anëtarë të tjerë të panelit, shprehën shqetësimin se zgjatja e pauzës mund të krijonte probleme lidhur me qasjen e barabartë tek vaksinat, kryesisht për komunitetet që jetojnë zona të thella, duke patur parasysh faktin që vaksina e J&J mund të ruhet në temperatura normale frigoriferike e të jepet vetëm me një dozë.

Disa anëtarë të panelit kërkuan të votonin për ta zgjatur pauzën deri në një muaj, por Dr. Beth Bell, një eksperte globale e shëndetit në Universitetin e Uashingtonit, paralajmëroi rreth sinjaleve shqetësuese që mund të çonte një vendim i tillë në mbarë botën.

“Unë nuk dua të dërgoj mesazhin se ka diçka në thelb me këtë vaksinë, me të cilin nuk jam dakord“, tha ajo.

Gjithsej në SHBA janë injektuar 7.2 milionë doza të vaksinës J&J dhe janë raportuar vetëm 6 raste me mpiksje të pazakonta të gjakut, një rrezik që zyrtarët federalë të shëndetit dhe ekspertët e imunologjisë thanë se ishte jashtëzakonisht i ulët, veçanërisht nëse çështja shihet në raport me rreziqet që paraqet COVID -19. Një nga gjashtë gratë me mpiksje të pazakonta të gjakut ka humbur jetën ndërsa tre të tjera vazhdojnë të jenë të shtruara në spital./ VOA

Etiketa: covid-19Johnson & Johnsonvaksine

Ju sugjerojmë

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Sport

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

3 Tetor, 2025 8:54 pm
Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat

3 Tetor, 2025 7:55 pm
Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve
Bota

Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve

3 Tetor, 2025 7:44 pm
Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Politikë

Rama mbledh strukturat e PS: Veliajn nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak

3 Tetor, 2025 6:44 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive

3 Tetor, 2025 6:42 pm
Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
Aktualitet

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

3 Tetor, 2025 6:02 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

3 Tetor, 2025 5:53 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

3 Tetor, 2025 4:56 pm
Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

3 Tetor, 2025 4:24 pm
Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan
Kronikë

Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan

3 Tetor, 2025 3:59 pm
Para
”Ta bëjmë diellin të mrekullueshëm”, Rama: Lezha ka nevojë për turistë

”Ta bëjmë diellin të mrekullueshëm”, Rama: Lezha ka nevojë për turistë

COVID-19 në Shqipëri/ Bien rastet e reja, regjistrohen 4 viktima

COVID-19 në Shqipëri, 4 viktima dhe 169 raste të reja

Basha për Ramën: E ka pranuar humbjen, ndaj kërkon bashkëqeverisje

Basha për Ramën: E ka pranuar humbjen, ndaj kërkon bashkëqeverisje

TE FUNDIT

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
3 Tetor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Andorrës. Bie në...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat

Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat
3 Tetor, 2025

Partia Socialiste në Mat ka shpallur kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Altin Bojni është...

Lexo më shumë

Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve

Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve
3 Tetor, 2025

Në qytetin e lindjes së Pablo Escobarit, Medellín, droga tregtohet hapur mes trafikut të ngarkuar dhe turmave të kalimtarëve. Gazetarët...

Lexo më shumë

Rama mbledh strukturat e PS: Veliajn nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak

Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
3 Tetor, 2025

Kryesocialiti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com