Kejdi Mehmetaj deputetja 24 vjeçare e LSI e zgjedhur dhe për një mandat të dytë po kalon pushimet në Jalë, aty ku është ngritur dhe kampi i LRI-së. Përveç kampit, Kejdi gjen pak kohë të marrë rreze dhe për të shijuar detin. Ndërkaq, këto foto të shkrepura nga paparaci “tadhtojnë” paksa politikanen e re, pasi ajo ka vendosur ta mbajë jashtë vëmendjes publike jetën e saj private. Kejdi është fotografuar në Jalë, duke iu drejtuar plazhit me një djalë simpatik që flitet se është i dashuri i saj, i cili punon pranë Ministrisë së Drejtësisë, shkruan Panorama.
Gjatë qëndrimit poshtë çadrës, ajo ishte më shumë e fokusuar te smartphone dhe marrja e rrezeve, duke mbajtur një distancë me partnerin. Nuk po japim shumë detaje se kush është djali që shihni, për të cilin politikania e re mund të flasë vetë nëse do të ketë dëshirë apo do e shohë të arsyeshme një ditë.