Papa Françesku ka kërkuar nga qeveritë ndërkombëtare veprime të shpejta, në mënyrë që të mos vdesin më shumë migrantë në det.
Papa u bëri thirrje shteteve që të “veprojnë shpejt që të shmanget përsëritja e tragjedive të ngjashme dhe të garantohet siguria dhe dinjiteti i të gjithëve”.
Thirrja e Papa Françeskut ndaj komunitetit ndërkombëtar vjen vetëm disa orë pasi garda bregdetare italiane, solli në portin e Sicilisë 130 migrantë të shpëtuar në det.
Megjithatë, Italia nuk do të lejojë që migrantët të shkelin në tokën e saj, derisa shtetet tjera të bien dakord që t’i pranojnë migrantët, një nga problemet kyçe me të cilat po përballet BE-ja./Opinion.al