Bota

Papa thirrje për paqe: Zhurmat e armëve dëgjohen më shumë se këmbanat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:47 - 24/04/22 |
Opi Nion

“Paqja është e mundur në Ukrainë”. Kështu tha Papa Françesku në një pasazh nga kremtimi i “Regina Coeli” në sheshin e Shën Pjetrit. “Udhëheqësit politikë të dëgjojnë njerëzit që duan paqen, jo përshkallëzimin e konfliktit,” shtoi ai. “Në vend që të ndalet, lufta është përshkallëzuar. Është e trishtueshme që armët kanë zënë vendin e fjalës”, nënvizoi Papa.

“Risjell apelin për armëpushim të Pashkëve.Vetëm sot kanë kaluar dy muaj nga fillimi i kësaj lufte: Është e trishtueshme që në këto ditë, që janë më të shenjtat dhe më solemne për të gjithë të krishterët, zhurmat vdekjeprurëse të armëve dëgjohen më shumë se thirrja e këmbanave që lajmëronin ringjalljen. Ndaloni sulmin për të përballuar vuajtjet e popullatës së rraskapitur”, tha Papa./Opinion.al

Pas