Bota

Papa në lutje kundër luftës: Të fuqishmit vendosin dhe të varfërit vdesin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:00 - 27/03/22 |
Opi Nion

“Ekziston nevoja për ta refuzuar luftën si një vend vdekjeje, ku baballarët dhe nënat varrosin fëmijët e tyre, ku burrat vrasin vëllezërit e tyre pa i njohur ata, ku vendosin të fuqishmit dhe të varfërit vdesin”.

Ishin këto fjalët e Papës në Angelus kur u kthye për t’u lutur për paqen në Ukrainë.

“Kanë kaluar më shumë se një muaj nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, që nga fillimi i kësaj lufte mizore dhe të pakuptimtë, e cila, si çdo luftë, përfaqëson një disfatë për të gjithë, për të gjithë ne”, kujtoi ai. “Lufta”, një “akt barbar dhe sakrilegj”. Lufta nuk mund të jetë diçka e pashmangshme”, nënvizoi Papa.

“Lufta jo vetëm që shkatërron të tashmen, por edhe të ardhmen e një shoqërie. Kam lexuar se që nga fillimi i agresionit në Ukrainë, një në dy fëmijë është zhvendosur nga vendi. Kjo do të thotë shkatërrim i së ardhmes, duke shkaktuar trauma dramatike në pjesën më të madhe tek  të pafajshëm të vegjël”.

“Përballë rrezikut të vetëshkatërrimit, njerëzimi kupton se ka ardhur koha për të shfuqizuar luftën, për ta fshirë atë nga historia e njeriut përpara se të jetë lufta që ta fshijë njeriun nga historia”. “Lutem që çdo lider politik – vazhdoi Papa – të reflektojë për këtë, të angazhohet për këtë dhe, duke parë Ukrainën e torturuar, të kuptojë sesi çdo ditë lufte e përkeqëson situatën për të gjithë”.

“Prandaj – përfundoi ai – rikthej apelin tim: mjaft, ndalo, hesht, le të jemi serioz për paqen”./Opinion.al

 

Pas