Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Papa kërkon që feja të mos përdoret për nxitje të konflikteve 

2024/09/05 at 8:26 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vatikani reagon pas kritikave që iu bënë Papës: Kushti i parë për paqe në Ukrainë është që Rusia ta ndalë agresionin 

Papa Françesku paralajmëroi kundër përdorimit të fesë për të nxitur konflikte. Ky apel u bë në kuadër të një deklarate që ai nënshkroi me imamin e madh të Indonezisë, para mbajtjes së një meshe në Xhakartë. 

Nënshkrimi i deklaratës në xhaminë Istiqlal, ishte një prej hapave të fundit kyç të vizitës treditore të Françeskut në Indonezi, shtetin me popullsinë më të madhe myslimane në botë. 

Harmonia fetare ka qenë në qendër të udhëtimit të papës. 

Në fjalimin në xhami, Françesku tha se “nëse shikojmë më thellë… ne do ta zbulojmë se të gjithë jemi vëllezër, të gjithë pelegrinë, të gjithë në rrugën tonë për te Zoti”. 

Teksa paralajmëroi kundër përdorimit të fesë për të nxitur konflikte, ai po ashtu tha se kriza mjedisore është kërcënim ekzistencial për civilizimin njerëzor. 

Gjatë vizitës në Indonezi ai u takua me udhëheqësit e gjashtë feve zyrtare në Indonezi. 

“Ne duhet të marrim përgjegjësinë që të adresojmë me seriozitet krizat që kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit, sikurse luftërat dhe konfliktet…. dhe krizat mjedisore, të cilat janë pengesë për rritjen dhe bashkëjetesën e popujve”, tha Françesku. 

Gjatë vizitës së papës në xhaminë Istiqlal, kryemami Nasaruddin Umar lexoi pjesë të Kuranit dhe një vajzë e verbër një pjesë nga Bibla. 

Kjo xhami gjendet përballë katedrales në Xhakartë dhe dy objektet janë të lidhura “nga tuneli i miqësisë”, si një simbol i vëllazërisë fetare. 

Françesku vizitoi tunelin para se të takohej me kryeimamin. 

Françesku ka vizituar disa shtete me shumicë myslimane dhe më 2019 ai vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nënshkroi një dokument për vëllazëri mes popujve me imamin e madh të këtij shteti. 

Në Indonezi, 242 milionë persona, apo 87 për qind e popullsisë janë myslimanë. Ndërkaq, afër 8 milionë, apo afër 3 për qind janë katolikë./REL 

Ju sugjerojmë

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Aktualitet

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

26 Korrik, 2025 9:32 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

26 Korrik, 2025 9:01 pm
Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
Bota

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

26 Korrik, 2025 8:42 pm
Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
Aktualitet

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

26 Korrik, 2025 8:41 pm
National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
Aktualitet

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

26 Korrik, 2025 8:16 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
Zjarret përfshijnë Greqinë, evakuime pranë Athinës dhe në disa ishuj
Bota

Zjarret përfshijnë Greqinë, evakuime pranë Athinës dhe në disa ishuj

26 Korrik, 2025 7:01 pm
Rekordi në Finlandë, temperaturat për dy javë radhazi shënojnë mbi 30 gradë Celsius
Bota

Rekordi në Finlandë, temperaturat për dy javë radhazi shënojnë mbi 30 gradë Celsius

26 Korrik, 2025 6:48 pm
Zjarret në Kosovë, raportohet për 29 vatra aktive
Rajoni

Zjarret në Kosovë, raportohet për 29 vatra aktive

26 Korrik, 2025 6:28 pm
Itali/ 15 kg drogë të fshehura në frigorifer, arrestohet shqiptari 52-vjeçar
Kronikë

Itali/ 15 kg drogë të fshehura në frigorifer, arrestohet shqiptari 52-vjeçar

26 Korrik, 2025 6:23 pm
Para
Rama kujton 114 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës: Shenjtorja shqiptare që i përket mbarë njerëzimit 

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Rama: Gruaja e paqes në botë! 

Përplasën dy makina në Vlorë, plagosen nënë e bijë

I sëmurë me tumor, vetëvritet me armë gjahu në oborrin e banesës vlonjati 

U dogj nga ish i dashuri me benzinë, vdes atletja olimpike Rebecca Cheptegei  

U dogj nga ish i dashuri me benzinë, vdes atletja olimpike Rebecca Cheptegei  

TE FUNDIT

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
26 Korrik, 2025

PD ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar prej disa ditësh nga zjarret që kanë përfshirë zona të ndryshme...

Lexo më shumë

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
26 Korrik, 2025

Pesë persona kanë humbur jetën gjatë natës në Ukrainë dhe Rusi si pasojë e shkëmbimeve intensive me dronë dhe raketa...

Lexo më shumë

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
26 Korrik, 2025

Pasi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, më 23 korrik, përfunduan pa ndonjë përparim të madh, Uashingtoni njoftoi se do t’i...

Lexo më shumë

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
26 Korrik, 2025

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka ndarë në Facebook bilancin e parë të aksionit për formalizimin e tregut të produkteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com