Mëngjesi i së enjtes e ka gjetur aktorin Leonardo Di Caprio në Vatikan, ku është pritur në një takim zyrtar nga Papa Françesku.
41 vjeçari Di Caprio, ka shkuar në Vatikan rreth orës 11:15 dhe ishte i shoqëruar nga babai i tij George Di Caprio, dhe filantropi Milutin Gatsby.
Di Caprio prej kohësh po lobon për kauzat mjedisore duke dhuruar shpesh para për mbrojtje të ambientit dhe ky ishte fokusi kryesor i bisedës me Papën.
Leo tha se “me Papën diskutuam për ngrohjen globale dhe për mbrojtjen e mjedisit rreth nesh”.