Papa Françesku ka dhuruar disa medalje për aktorët amerikanë George Clooney, Richard Gere dhe Salma Hayek. Këto medalje ai ua dhuroi aktorëve gjatë një ceremonie të mbajtur në Vatikan, për të promovuar punën e fondacionit të frymëzuar nga Papa, Scholas Occurrentes.
Clooney mori pjesë në këtë evenimet sëbashku me gruan e tij juriste, Amal.
Fondacioni, emri i të cilit në spanjisht do të thotë “shkolla që takohen” lidh teknologjinë me artin, me qëllim integrimin social dhe kulturor të paqes.
Papa Françesku kishte krijuar një organizatë të ngjashme, kur ai ishte kardinal Jorge Bergoglio në Buenos Aires, por “Scholas” tashmë u bë një fondacion ndërkombëtar që kapërceu Vatikanin.
“Vlerat e rëndësishme mund të transmetohen nga të famshmit”,- tha një prej organizatoreve, Lorena Bianchetti, duke shtuar se aktorët kishin rënë dakord për të qënë ambasadorë për një prej projekteve artistike të fondacionit./Klan