Papa 77-vjeçar foli para dhjetëra mijëra vetëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit dje. Ai u bëri thirrje besimtarëve të shndërrohen në një “komunitet vëllezërish” dhe të pranojnë njeri-tjetrin, pavarërisht nga dallimet mes tyre.
Papa Françesku bëri thirrje t’i jepet fund dhunës dhe shprehu shpresën se fryma e vëllazërisë do të shembë muret që nuk i lënë palët ndërluftuese të kuptojnë se janë vëllezër.
“Ka ardhur koha të ndalet dhuna! Mendoj se do të ishte në të mirën tonë të ndalim rrugën e dhunës dhe të përpiqemi për paqe”.
Kisha Katolike ia kushton 1 Janarin nxitjes së paqes në botë.