Bota

Papa emëron për herë të parë një grua në postin e lartë diplomatik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:51 - 16/01/20 |
el ida

Francesca Di Giovanni ka marrë një nga postet më të larta drejtuese të Vatikanit, atë të sekretares së Shtetit, post i cili iu besua për herë të parë një gruaje nga Papa.

Sekretari i Shtetit është grada më e lartë në Vatikan, që koordinon punët e brendshme të burokracisë së Selisë së Shenjtë si edhe marrëdhëniet diplomatike të Vatikanit me shtetet e tjera dhe organizatat ndërqeveritare.

Ekspertja për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, ka një përvojë 27-vjeçare në Vatikan, si nënsekretare e punëve multilaterale. Ajo tha për median e brendshme të Vatikanit se emërimi i saj nga Papa tregon vëmendjen e tij ndaj gruas.

“Shpresoj se fakti që unë po marr këtë post si grua të reflektojë pozitivisht në këtë detyrë, pavarësisht se këto janë dhunti që patjetër mund t’i gjejmë edhe tek kolegët e mi”, tha jurista 66-vjeçare.

Detyra të tilla udhëheqëse zakonisht i janë dhënë priftërinjve, peshkopëve apo kardinalëve por Kreu i Vatikanit ka bërë thirrje që grave t’u jepen role më të mëdha vendimmarrëse në Vatikan, si dhe në Kishën Katolike në përgjithësi./Opinion.al

Pas