Papa Françesku ka takuar të premten ambasadorin e Moskës në Vatikan, në ambasadën ruse, për të shprehur shqetësimet e tij për pushtimin e Ukrainës.
Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha për CNN se Papa shkoi për të shprehur “shqetësimin e tij për luftën” në Ukrainë në një takim që zgjati më shumë se një orë e gjysmë.
Vizita konsiderohet të jetë e pazakontë pasi nuk është në përputhje me protokollet normale.