Paolo Maldini është gjithnjë e më pranë Milanit.
Ish-kapiteni legjendar, i tërhequr nga futbolli në vitin 2009, ka 7 vite që qëndron i mënjanuar, për shumë arsye.
Megjithatë, pronarët e rinj të “Djallit” e duan si imazh të ri dhe shumë shpejt do t’i ofrojnë një post me rëndësi, atë të drejtorit të përgjithshëm.
Maldini do të marrë përgjegjësi të mëdha mbi vete dhe do të bëhet ikona e klubit të ri, që synon të kthehet në majë.
Paolo do të jetë si Karl-Hainc Rumenige, i cili është drejtor administrativ i Bajernit dhe konsiderohet një person kyç për klubin bavarez, në çdo drejtim.