Mesfushori i PAOK-ut, Ergys Kaçe, nuk ka arritur të imponohet në skuadrën e tij, me gjithë formën e mirë gjatë fazës përgatitore. Kjo ka lënë vend që skuadra të tjera në Greqi të tentojnë shërbimet e futbollistit të Kombëtares shqiptare.
Mediat greke bëjnë me dije se së fundmi është Panionios që po kërkon Kaçen. Mirëpo, duke qenë se PAOK ka kërkesa të larta ekonomike për kartonin e tij, drejtuesit e Panioniosit janë duke punuar për ta huazuar atë të paktën për një sezon.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosin drejtuesit e PAOK-ut për mesfushorin kuqezi.