Ish-trajneri Panuçi ka deklaruar në “La Gazeta dello Sport” se nuk gjeti ide të përbashkëta dhe profesionalizëm tek kombëtarja shqiptare, gjë që sipas tij, e pengoi të bënte punën e tij.
“M’u bë e vështirë të përcillja dhe praktikoja futbollin që kisha në kokë”, ishin fjalët e tij.
Panuçi përsëriti ato që ka thënë edhe më herët në konferencat për shtyp në Shqipëri, se shumë lojtarë të ekipit përfaqësues luanin pak, duke qenë gjithashtu një faktor negativ i rëndësishëm.
Gjithsesi, në analizën e fundit, Panuçi deklaroi se nuk kishte asnjë peng nga aventura te kuqezinjtë, dhe shtoi se Shqipërisë do t’i thotë gjithnjë faleminderit për të gjitha./Opinion.al