Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Panuçi eksperimenton me kombëtaren, në ndeshjen me Turqinë mungojnë lojëtarët e De Biazit 

2017/11/10 at 10:57 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Panuçi eksperimenton me kombëtaren, në ndeshjen me Turqinë mungojnë lojëtarët e De Biazit 

Kur ndërron një trajner dhe për më shumë idetë e lojës së një cikli të ndërprerë në mes, pa dyshim që miqësoret vlejnë po aq sa ndeshjet zyrtare. Fundja të ristrukturosh diçka nga e para, të kërkosh ta pasurosh dhe ta përmirësosh atë, është e nevojshme që të kesh “aksesorët” e duhur për t’i dhënë formën që do dhe strukturën e re asaj që kërkon të ndërtosh.

kombetarja

Në këtë aspekt, Kristian Panuçi ka treguar se jo vetëm nuk ka frikë të eksperimentojë, por ndoshta edhe të tentojë diçka më surprizuese, edhe pse fati nuk i është përgjigjur siç ai ka dashur. Përpara miqësores me Turqinë, ai nuk mundi që të ketë në dispozicion lojtarë të rëndësishëm në mesfushë si Amir Abrashi dhe Burim Kukeli, që të dy të dëmtuar.

Ndërkohë, një tjetër që “dha duart”, për një tjetër problem fizik, edhe pse të paralajmëruar, ka qenë edhe Migjen Basha. Mesfushori i Barit iu bashkua listës së gjatë të mungesave duke hapur kështu një “gropë” të thellë dhe të vështirë për t’u mbushur në pritje të testit të radhës, por nga ana tjetër, trajneri i Shqipërisë i ka lejuar vetes edhe luksin që të mos grumbullojë edhe Ergys Kaçen, ndonëse në gjendje perfekte fizike.

HUMB “GARDA” E DE BIAZIT

Që Panuçi nuk ka frikë nga eksperimentet dhe nuk pranon alibi në lidhje me mungesat, kjo u pa qartë në sfidat e rëndësishme eliminatore ndaj Italisë dhe Spanjës, kur surprizoi bindshëm edhe në zgjedhjet e tij, sepse fundja, siç vetë ai pranoi, “është më tepër sulmues sesa De Biazi” dhe idetë e tyre për futbollin janë totalisht të kundërta.

kombetarja formacioni

Por tani duhet parë sesi mund të reagojë një si Panuçi, edhe në një moment alarmi me shumë mungesa, se sa në pritje ndaj Turqisë, ai do të bëjë pa atë që quhej si “garda” e Xhani De Biazit; lojtarë si Abrashi, Basha, Kukeli dhe Kaçe, që kanë mbajtur shpesh mbi shpatulla jo vetëm fatin e mesfushës, por edhe të boshtit të përfaqësueses kuqezi.

Në pritje të ndeshjes me Turqinë, normalisht që ai do të ketë hapësirë edhe për të parë në aksion lojtarë të rikthyer në kombëtare si Lilaj, apo prurje të reja si Ramadani e Qaka, por mbi të gjitha mesfushorin e AEK-ut, Astrit Ajdareviç. Mbi të do të jenë të drejtuara shumica e syve dhe ai mund të jetë një nga titullarët.

kombetarja formacio1

Për Turqinë, Kristian Panuçi ka provuar një formacion 4-3-3, një projektim sulmues në kundërsulm, por që mund të transformohet në një 4-5-1 në mbrojtje, me dy krahët e repartit ofensiv që do të ndihmojnë deri në mbrojtje.

Zgjedhjet e para pritet të jenë Berisha në portë; Lenjani, Mavraj, Ajeti e Hysaj në mbrojtje; Xhaka, Lila dhe Ajdareviç në mesfushë dhe Grezda, Sadiku e Roshi në sulm. Ndërkohë, në nxehje dhe shanse për titullarë kanë edhe Latifi në sulm, Aliji e Veseli në mbrojtje, por edhe Strakosha në portë./ Panorama 

Etiketa: De Biasikombetarjapanuci

Ju sugjerojmë

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

15 Janar, 2026 10:55 pm
Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
-U tha në Opinion

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

15 Janar, 2026 10:12 pm
Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
-U tha në Opinion

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

15 Janar, 2026 9:54 pm
“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
-U tha në Opinion

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

15 Janar, 2026 9:38 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

NYT: Netanyahu i kërkoi Trumpit të shtyjë planet për të sulmuar Iranin

15 Janar, 2026 9:10 pm
Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit
Bota

Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit

15 Janar, 2026 8:01 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Kushtetuesja: Arresti i shtëpisë për Berishën, i tejzgjatur

15 Janar, 2026 7:31 pm
Rregulli i ri për taksat e makinave
Aktualitet

Rregulli i ri për taksat e makinave

15 Janar, 2026 6:36 pm
Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

15 Janar, 2026 6:02 pm
Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor
Te Fundit

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor

15 Janar, 2026 5:57 pm
Para
Rikthehet i famshi Krislen Keri. A i mori Gjiknuri 100 mijë euro për ta bërë drejtor të Aviacionit Civil?

Rikthehet i famshi Krislen Keri. A i mori Gjiknuri 100 mijë euro për ta bërë drejtor të Aviacionit Civil?

Ekskluzive/ Urdhër arresti për gjyqtarin Shkëlqim Miri

"Vrasja e dytë" policia sqaron detajet e ndalimit të gjyqtarit të Tiranës 

Shën Pius, historia e veçantë e priftit që i shfaqeshin në trup plagët e Jezusit

Shën Pius, historia e veçantë e priftit që i shfaqeshin në trup plagët e Jezusit

TE FUNDIT

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
15 Janar, 2026

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për raportet e SHBA me SPAK në vendin tonë. Hoxha u shpreh...

Lexo më shumë

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
15 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion”, eksperti i sigurisë Albatros Rexhaj ka folur në lidhje me ndikimin e politikës amerikane në vendin tonë...

Lexo më shumë

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
15 Janar, 2026

Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e Departamentit të...

Lexo më shumë

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
15 Janar, 2026

Këtë 15 janar bëhen 27 vjet nga dita kur trupat paramilitare serbe së bashku me forcat speciale serbe kryen një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com