Ndeshja e zhvilluar ditën e martë kundër Maqedonisë ishte shumë e rëndësishme për ekipin tonë Kombëtar. Barazimi që arritëm ishte një minus për skuadrën tonë dhe për këtë ka folur edhe vetë trajneri Christian Panucci.
“Minutat e fundit të ndeshjes skuadra ra për sa i përket kondicionit fizik dhe këtë shfrytëzoi Maqedonia për të shënuar. Kishim rastin të shënonin 2-0 por edhe mund të humbisnim në minutat e fundit. Natyrisht mund të bënim diçka më shumë nëse do të ishim më të përqëndruar në fund të ndeshjes”, tha ai.