Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci teksa bëri publike listën me lojtarët që do të grumbullojë për miqësoren me Norvegjisë, foli edhe për mungesën e kapitenit, Ansi Agolli.
Panucci ka sqaruar se ky “përjashtim” ka ardhur për shkak të moshës së madhe të mbrojtësin kuqezi që luan me Qarabagun e Azrbajxhanit.
Në lidhje me emrin e ri që do të jetë edhe kapiteni i kombëtares, Panucci ka theksuar se nuk do të ketë një emër konkret dhe shiriti do t’i takojë atij lojtari që do të jetë pjesë e formacionit, e që ka edhe më shumë ndeshje me kombëtaren.