I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, pastori Akil Pano ka treguar një episod argëtues nga jeta e tij familjare.
Ndërsa në emission diskutohej gjuha e urrejtjes, pastori kujtoi një moment nga karriera e xhaxhait të tij, futbollistit të njohur Panajot Pano.
Duke kujtuar se në stadium, përdoret një gjuhë ë shkujdesur, Pano tha: “Gjyshja ime, nëna e Panajot Panos merrte çadrën dhe godiste me çadër tifdozët që shanin djalin e vet nga nëna. Në fakt tifozët që shikonin nënën e tij dhe nuk e dinin që ishte aty, skuqeshin nga turpi”./Opinion.al