Federata Evropiane e Futbollit, ka ndëshkuar kombëtaren hungareze për të luajtur dy ndeshje pa tifozë.
Po ashtu, Federata hungareze e futbollit është gjobitur me 100,000 euro, për shkak të asaj që UEFA e cilësoi si sjellje diskriminuese të mbështetësve të saj, gjatë kampionatit evropian, Euro 2020.
Hungaria luajti dy ndeshjet e para të turneut kundër Portugalisë dhe Francës në Budapest. Gjatë ndeshjes me Portugalinë, në mediat sociale qarkulluan imazhe të tifozëve hungarezë, duke mbajtur parulla që u konsideruan kundër LGBT .