Një autobus i linjës Qendër – Tufinë ka dalë nga rruga ditën e sotme, duke përfunduar në oborrin e një banese.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Myslym Keta”, në Tiranë, rreth orës 19:00, ndërkohë që shkak i aksidentit mendohet se ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e shoferit.
Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur fatorinoja i linjës, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar panik tek udhëtarët.