Një përplasje e fortë mes dy futbollistëve ka ndodhur në sfidën mes Orikut dhe Shkumbinit.
Pas një dueli në mesfushë, një lojtar i Orikut dhe një i Shkumbinit, kanë mbetur të shtrirë në fushë.
Përplasja ishte e fortë, aq sa njëri nga futbollistët, ai i Shkumbinit, humbi vetëdijen për pak sekonda.
Lojtarëve iu dha ndihma e menjëhershme në fushë, ndërsa futbollisti i peqinasve, u transportua me ambulancë në spital.