Vazhdon paniku në Mynih. Të tjera të shtëna janë dëgjuar në sheshin Karlsplatz në Mynihun qëndror.
Raportimi vjen nga mediat por i pa konfirmuar ende nga policia. Kjo e fundit ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin zonat publike.
Sheshi “Karlsplatz” ndodhet 5 kilometra larg qendrës tregtare ku ndodhi sulmi me armë.