-Shëndeti

Pangolinat kanë sjellë virusin por ka ende një mister që mundon studiuesit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:31 - 26/03/20 |
Al Do

Pangolina është kafsha ku janë zbuluar se ka më shumë viruse të lidhura ngushtë me atë që ka përfshirë sot botën.

Shkencëtarët thonë se shitja e pangolinave në tregjet e kafshëve të egra duhet të ndalohet rreptësisht për të minimizuar rrezikun e shpërthimeve në të ardhmen.

Pangolinat janë gjitarët më të trafikuar në mënyrë të paligjshme, të përdorura si ushqim dhe në mjekësinë tradicionale.

Në hulumtimin e botuar në revistën Nature, studiuesit thonë se trajtimi i këtyre kafshëve kërkon “kujdes”.

Dhe ata thonë se mbikëqyrje e mëtejshme e pangolinave të egra është e nevojshme për të kuptuar rolin e tyre në rrezikun e transmetimit të ardhshëm te njerëzit.

Megjithë konfirmimin se pangolinët mbajnë viruse të lidhura ngushtë me Covid-19 (i njohur gjithashtu si SARS-CoV-2), mbetet ende mister se si saktësisht virusi kaloi nga kafshët e egra te njerëzit.

Lakuriqët e natës dhe pangolina janë deri tani dy kafshët që sipas shkencëtarëve janë implikuar në përhapjen e koronavirusit, por sekuenca e saktë e ngjarjeve nuk dihet.

Duke komentuar studimin, Dr Dan Challender nga Universiteti i Oksfordit, tha se pangolinat njihen që bartin lloje të ndryshme të koronavirusëve.

Ai shtoi: “Identifikimi i burimit të SARS-CoV-2 është i rëndësishëm për të kuptuar shfaqjen e pandemisë aktuale, dhe në parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen”.

Gjitari me luspa, që thuhet të jetë gjitari më i trafikuar në botë, kërcënohet të zhduket. Luspat e pangolinave janë shumë të kërkuara në Azi për përdorim në mjekësinë tradicionale kineze, ndërsa mishi i pangolinës konsiderohet një luks.

“Kjo është koha që bashkësia ndërkombëtare të bëjë presion ndaj qeverive të tyre për t’i dhënë fund tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra,” tha Elisa Panjang nga Universiteti Cardiff. /Opinion.al

Pas