Aktualitet

“Pandora papers” vë në lëvizje SPAK


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:14 - 04/10/21 |
Opi Nion

Skandali i “Pandora papers” ka shokuar të gjithë botën ku mes qindra zyrtarëve të përfshirë në llogari offshore, dyshohet se janë  përfshirë edhe disa kompani shqiptare,  një politikan i vendit tonë dhe biznesmeni Vasil Kallupi. Pas publikimit të lajmeve në media Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur verifikimet për këtë çështje. Në vendin tonë “ dosja Pandora Papers” u publikua nga një media investigative.

Skandali doli ne dritë nga puna e kryer nga 600 gazetarë investigativë në të gjithë botën. SPAK tashmë do të duhet që të kërkojnë informacion nga media që e ka publikuar dhe të marrë në pyetje gazetarin. Po ashtu organi i akuzës do të kërkoj dokumentet e tenderit me vlere 29 milion Euro të bërë disa vite më parë, për ndërtimin e një linjës që shpërndan energji elektrike nga vendi ynë në drejtim të Kosovës. Tenderi u fitua nga një komapni kroate e cila kontraktoi për konsulencë teknike kompaninë ‘AL Energy Transmission’, e cila drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Vasil Kallupi.

Sipas mediave vendase dhe te huaja paga është kryer nëpërmjet llogarive offshore me vlerën prej 3.6 milion Eurove për konsulencën.  Po ashtu, ndër të tjera SPAK do të kërkojë nga media në Shqipëri edhe dokumente që ata disponojnë në lidhje me këtë çështje. Por SPAK do të ketë pengesa  pasi është shumë e vështirë që të gjendjen paratë që kalojnë në llogari offshore.

Media shqiptare kanë publikuar edhe emrin e një gruaje e cila jeton jashtë vendit që dyshohet se ka lidhje me biznesmenin Kallupi./ Klan News

Pas