Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë njoftoi se 5 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa janë konfirmuar 153 raste të reja me COVID-19.
Ndërkohë, situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Gjithashtu, 57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 6888./ Opinion.al