Rajoni

Pandemia në Kosovë, 1 viktimë dhe 62 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 23/09/20 |
el ida

Në 24 orët e fundit në Kosovë, është shënuar një viktimë nga Covid-19, ndërsa një ditë më parë nuk u raportua për asnjë humbje jete.

Që nga nisja e pandemisë, Kosova ka shënuar 616 persona humbje jete për shkak të koronavirusit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike raportoi se gjatë 24 orëve të fundit ka kryer 528 testime, prej të cilave janë konfirmuar si pozitive vetëm 62 raste.

Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 15270 raste, prej të cilëve 1754 janë ende aktivë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 85 pacientë, duke e çuar në 12900 numrin total të të shëruarve nga Covid-19./Opinion.al

Pas