Bota

Pandemia në Itali/ Shënojnë rritje viktimat dhe të infektuarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:54 - 20/10/20 |
Al Do

Vijon të rëndohet bilanci i pandemisë në Itali.

Sipas autoriteteve, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10,874 raste të reja, ndërkohë që dje me një sasi tamponësh më të reduktuar ishin 9,338.

Numri i personave që humbën jetën ditën e fundit është 89, 16 më shumë se ditën e djeshme.

Janë pothuajse 8500 personat në gjithë territorin që gjenden në spital, ndërkohë që 870 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 2023 pozitivë,  e ndjekur nga Piemonte me 1396 dhe Kampanja me 1312. /Opinion.al

Pas