Vijon të rëndohet bilanci i pandemisë në Itali.
Sipas autoriteteve, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10,874 raste të reja, ndërkohë që dje me një sasi tamponësh më të reduktuar ishin 9,338.
Numri i personave që humbën jetën ditën e fundit është 89, 16 më shumë se ditën e djeshme.
Janë pothuajse 8500 personat në gjithë territorin që gjenden në spital, ndërkohë që 870 prej tyre ndodhen në terapi intensive.
Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 2023 pozitivë, e ndjekur nga Piemonte me 1396 dhe Kampanja me 1312. /Opinion.al