Numri i testimeve në Itali gjatë 24 orëve të fundit është ulur me 1/3 por e njejta gjë nuk ka ndodhur me rastet e reja, të cilat megjithëse janë më pak se një ditë më parë, vijojnë të mbeten të larta.
Nga 98,862 tampone, rreth 47 mijë më pak se ditën e kaluar, kanë rezultuar pozitivë 9,338 persona, rreth 2,500 më pak se dje.
Ulja e numri të testimeve vjen si pasojë e mbylljeve të një pjesë të laboratorëve ditën e dielë.
Shqetësues vijon të mbetet trendi në rritje i viktimave, 73, ndërkohë që dje ishin 69, që çojnë bilancin total në 36,616.
Rritet po ashtu numri i personave të shtruar në spital dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive. Nga e hëna e kaluar, numri i të infektuarve është praktikisht dyfishuar, dhe një tampon në shtatë nga ato që kryhen del tashmë pozitiv./ Opinion.al