Bota

Pandemia e koronavirusit, SHBA blen rezervën e ilaçit “remdesivir”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:53 - 01/07/20 |
Opi Nion

Teksa bota vijon luftën me pandeminë , duket se shtet kanë nisr të tregojnë epërsinë e tyre për të siguruar medikamente kundër koronavirusit.

Mësohet se administrata Trump ka blerë pothuajse të gjithë rezervën që do të prodhohet në muajt e ardhshëm të “Remdesivir”.

Ky ilaç i prodhuar nga kompania “Gilead Sciences”, është i pari i aprovuar nga autoritetet amerikane për t’u përdorur në trajtimin e Covid-19.  Përdorimi i tij ka treguar se mund të ndihmojë të sëmurët të shërohen më shpejt nga virusi.

Përmes një deklarate për shtyp, Departamenti i Shëndetit bën me dije se është arritur një marrëveshje e shkëlqyer me Gilead për 500 mijë doza të ilaçit, e cila nënkupton 100% të prodhimit të kompanisë për muajin korrik dhe 90% të prodhimit të muajve gusht e shtator./ Opinion.al

Pas